Content feed Comments Feed

nga Blendi Fevziu.
Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare. Arena e politikes shqiptare, ne vitin e tij te 12-te televiziv.

Ne sesonin televiziv 2008/9, “Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.

Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.

Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:00 E ejnte – 21:00

Opinion", viti i dymbedhjete

Interviste me Blendi Fevziu (04 Shtator 2008 "Koha Jone")

Gazetari dhe analisti Blendi Fevziu eshte ne pergatitjet e fundit per te nisur transmetimin ne format te ri, te emisionit tashme 12-vjecar, "Opinion". Programi jo vetem politik do te transmetohet gjate sezonit televiziv 2008-2009, kater here ne jave dhe vjen me risi te cilat e bejne dhe me atraktiv emisionin qe ka kapur majat me te larta te audiences ne Shqiperi. Per keto risi dhe detajet te tjera qe lidhen me "Opinion", drejtuesi i saj Blendi Fevziu, rrefen pse vendosi te shtoje ditet e transmetimit dhe punen qe po behet me temat e zgjedhura. Fevziu flet dhe per gatishmerine e tij per nje debat te mundshem televiziv, mes Berishes dhe Rames.

I nderuar z.Fevziu, emisioni juaj deri se fundi i perjavshem "Opinion", eshte ne vitin e dymbedhjete te transmetimit. Kete sezon te ri televiziv ne Tv Klan, ju keni paralajmeruar se ky program do te jete kater mbremje te cdo jave. Cilat jane risite qe sjell ky transmetim maratone?

Nuk besoj se eshte nje transmetim maratone, por nje transmetim dy here me shume se sa ai qe ishte deri ne korrik te ketij viti. Ideja eshte e thjeshte. Emisionet e kesaj natyre ne gjithe boten jane se paku pese here ne jave, nuk gjen me emisione qe jane nje apo dy here ne jave. Ketij modeli te perbotshem nuk i shpetojme dot edhe ne. E dyta, emisioni kater here ne jave te lejon te fokusohesh tek ngjarjet ne kohe reale. Ndodhia e dites mund te jete e zgjeruar dhe e komentuar ne darke. Kjo eshte nje lloj gazetarie qe une e kam lakmuar gjithnje dhe qe nuk te le asnjehere ne balte. E fundit, emisioni dy here ne jave, nuk te lejonte te fokusoheshe ne tema me te thjeshta, por qe jane po ashtu aq te pranishme ne jeten tone. Ky format e mundeson kete.

Mendoni se eshte nje ngarkese e larte dhe si do ta perballoni, per vete faktin se moria e te ftuarve te programit eshte e madhe dhe sigurisht per te dale deri ne mbremjen e transmetimit, zhvillohet nje pune voluminoze?

Besoj se po. Pastaj nuk besoj se ka ndonje gje ne bote, qe arrihet pa pune. E dyta, kam ndertuar nje staf qe besoj se mund te punoje individualisht ne avance. Plus, kemi percaktuar nje mori temash, me te cilat mund te shkojme deri ne fund te sezonit, edhe sikur te mos ndodhe asgje ne kete vit. Dje, kemi bere nje kalendar me 220 tema dhe personazhe per 189 emisione qe do te kete sezoni. Kemi perzgjedhur nga 10 te ftuar per cdo teme dhe po punojme per disa emisione qe do te jene ne pranvere, por qe kerkojne pune qe tani.

"Opinion" eshte i njohur shume per debatet e drejtperdrejta politike qe ka transmetuar qe ne vitin 1997 ne TVSH si "E diela Debat" dhe me tej, pas kalimit ne Tv Klan. Mund te na zbuloni projektet tuaja, a do te kete debate politike mes perfaqesuesve te forcave kryesore politike, sidomos per faktin se po afron dhe viti elektoral dhe ne kete pike, mendoni se veshtiresite per t'i mbledhur se bashku jane jo te vogla?

Padyshim, nuk do te nderroje profili i emisionit, thjeshte do te behet me liberal, me i gjere dhe do te vijojne po ato debate. Aq me teper, sic thoni ju, qe eshte edhe vit elektoral. Nga ana tjeter nuk duhet te harroni dicka. Opinion eshte emisioni me i vjeter i ketij lloji ne Shqiperi, hyn ne vitin e dymbedhjete dhe ka arritur te mbijetoje per mrekulli. Jo vetem kaq, por vjet, nga sondazhet tona, ka arritur te kete nje ndjekje qe as vete une nuk e kisha besuar.

Nje tjeter dimension do te jene temat dhe te ftuarit nga Kosova. Atje dhe ne pjesen shqiptare te Maqedonise emisioni eshte shume i ndjekur dhe ne do te punojme fort qe te jemi edhe me shume prezent atje.

Nje pike tjeter e forte e "Opinion" jane intervistat me personalitetet me te njohura te thuajse te gjitha fushave ne vendin tone por dhe personalitete te huaja. Keni menduar qe te perzgjidhni gjate sezonit te ri televiziv disa prej tyre dhe nese po, cilet jane?

Ka shume te tille dhe ky stil do te vijoje. Emra nuk po them ende, eshte heret. Por ju siguroj se te gjithe personazhet e rendesishem te shoqerise shqiptare dhe asaj te Kosoves do te jene te ftuar kete vit.

Emisioni juaj tashme kater here ne jave, do te kete disa ndryshime ne permbajtje dhe skenografi. Cilat jane ato?

Emisioni do te jete te hene, te marte dhe te merkure nga ora 22.00 deri ne 23.00. Te enjten do te jete ne ora 21.00 deri me 23.00. Nga e hena deri te merkuren emisioni do te jete nje nderthurje e debatit me intervisten sipas rastit. Do te kete nga nje deri ne dhjete te ftuar. Te merkure do ruhet profili i plote politik. Midis tyre do te kete emisione dossier nga ato qe ju i njihni dhe qe lidhen me nje moment te caktuar ose date perkujtese. Ne kete drejtim kemi plot gjera interesante. Skenografia nuk ndryshon ne thelb, por pasurohet. Ne vend te tre monitoreve te vjeter, kemi vendosur tre plazma LCD 106 poleshe, qe jane sot prerja me moderne dhe me e madhe ne bote. Studio eshte konceptuar si qark dhe ne emision do te shtohen sondazhet online dhe pyetjet online.

Ne kuadrin e risive, kemi verejtur sezonin e kaluar, se ju perfshite, nje numer te madh personalitetesh edhe nga fusha te artit, sportit, etj. Kjo risi do te vazhdoje edhe kete vit?

Padyshim, kete vit me shume. Emisioni do te jete i hapur edhe ndaj personazheve dhe temave qe dikur, per arsye kohe dhe intensiteti nuk zinin vend ne Opinion. Por nga ana tjeter, keto jane tema qe e intrigojne shoqerine dhe si te tilla vlejne te diskutohen.

Dhe nje pyetje te fundit, qe ka sigurisht shume interes per qytetaret, lidhet me nje dekade me pare kur ju arritet te ulnit perballe njeri-tjetrit, ne studion e emisionit tuaj, dy lideret e atehershem te politikes, Nanon qe ishte ne pushtet dhe Berishen qe kryesonte opoziten. Pyetja eshte, do te kerkoni ju te ulni ne studion tuaj per nje debat me ju, lideret kryesore aktuale te politikes, Berishen dhe Ramen?

Besoj se nje gje e tille do te kerkoje kohe dhe i takon me shume momentit parazgjedhor nese ndodh. Por kjo nuk eshte nje gje qe varet nga une.


nga Andi Bushati

ZONE E NDALUAR nga Andi Bushati. Ngjarje, vende dhe personazhe, ashtu sic nuk i keni pare kurre me pare. Te zbulosh me shume, nuk eshte kurre e ndaluar.

"Zonë e ndaluar" është një emision I cili përmes një dokumentari 30 minutësh trajton histori, ngjarje, apo personazhe që kanë përbërë aktualitet, por që në këtë emision shihen në mënyrë më të thelluar, përmes zërave pro dhe kundër. Gama e temave që prekën është e madhe, nga aktualiteti politik, trajtimi, I cështjeve sociale, kronikës së zezë dhe debatit kulturor.

Karakteristikë për “Zonë e ndaluar” është se pas shfaqjes së dokumentarit, gazetari Andi Bushati, fton gjithnjë në studio një oponent të materialit të paraqitur, I cili shpreh opinionet e tij që rëndom bien kundër me linjën e paraqitur gjatë dokumentarit. Sezoni televiziv 2008/9, eshte sezoni i III-te per “Zone e Ndaluar” nga Andi Bushati.

ON AIR: E hene – 21:00

"Zone e ndaluar" rivjen per te zbuluar te tjera te fshehta

Interviste me Andi Bushati (08 Shtator 2008 "Koha Jone")

Ne edicionin e tij te trete Andi Bushati dhe kamera e televizionit Klan do te hyjne ne te tjera zona te ndaluara, per te zbuluar te verteta, per te zbardhur ngjarje, per te nxjerre ne drite histori nga e sotmja dhe e shkuara. Mbremja e se henes, ne oren 21:00 e rikthen programin ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan. Ashtu sikurse edhe ne sezonet e meparshme, "Zone e ndaluar" do te ruaje formatin, por do te sjelle veshtrime te reja per histori te njohura e te panjohura, te cilat vijne ne nje veshtrim me te thelle dhe shkojne deri aty, ku askush nuk ka guxuar me pare. "Te zbulosh me shume nuk eshte kurre e ndaluar". Me kete moto dhe me nje staf profesionistesh, gazetari i njohur Andi Bushati do te sjelle nje game te gjere temash, qe nisin me aktualitetin politik, ceshtjet sociale, te kronikes se zeze, por edhe te debatit kulturor. 30 minutat e para te emisionit, si gjithmone do t'i rezervohen dokumentarit, per te vijuar me tej me oponencen e te ftuarit ne studio, i cili cili shpreh opinionet e tij, qe rendom bien kunder me linjen e paraqitur gjate dokumentarit. Tashme publiku njeh mjaft mire menyren me te cilen ky emision vjen ne ekran, nderkohe ajo qe mbetet surprize jane temat e perzgjedhura dhe historite e reja, qe do te vijne permes nje drite tjeter, qe arrin te hyje deri ne skutat me te erreta te ngjarjes. E pikerisht ngjarjet e trajtuara dhe faktet qe do t'i shoqerojne jane risia e ketij programi, qe vazhdon te ruaje linjen e tij.

Sonte ne mbremje, teleshikuesit do te kene serish ne ekran, emisionin "Zone e ndaluar". Mund te zbulojme dicka paraprakisht per kete fillim?

Vitin e kaluar ne e kemi nisur sezonin duke bere nje reportazh ne minieren e Bulqizes, pra ne 1000 metra nen toke. Edhe kete radhe serish do te jem nen ate qe duket, po si te thuash jo ne nen toke, por nen det. Do ta nisim emisionin e pare me nje ekspedite arkeologjike.

Cfare simbolizon nje gjetje e tille?

Simboli i kesaj eshte, qe gjithmone stafi i "Zone e Ndaluar" ka synuar te gjeje ate qe eshte nen, ate qe eshte poshte, ate qe mbetet e pathene dhe jo e qarte ne syte e te gjitheve".

Zone e Ndaluar eshte konsideruar padyshim nje emision qe eshte i permbushur nga bumi ne gazetarine shqiptare, duke e shnderruar ne nje mesazh te qarte per publikun, pasi ajo cka thuhet do te ishte dhe do te jete e tille, pa doreza. Motivi i gazetarise investigative ka qene pikerisht celesi i suksesit te emisionit, duke e listuar ate ne nje nga transmetimet televizive me te ndjekura. Do te vazhdoje te jete kjo linje ne emision?

Patjeter. Do te kete reportazhe, ne shume zona dhe vende te Shqiperise, do te kete patjeter tema historike, do te kete edhe ndonje investigim nga aktualiteti. Pra, sipas javes, sipas muajit, sipas ngjarjeve te aktualitetit, ne do te shkojme gjithmone ne sfond te asaj qe beme, me qellim per tu perpjekur dhe per te sqaruar sa me mire, sa me drejte, ate per te cilen njerezit flasin ose kane shqetesim, qofte te se tashmes, qofte edhe shqetesim te se shkuares.

Po politika, c'vend do te zere ne kete sezon?

Ne nje ambient te kontaminuar nga politika, te mos jemi edhe ne qe te biem viktime e kesaj loje te madhe politike, qe shpeshhere eshte edhe pa shume bereqet. Megjithate po te shohim frekuencen, nje ne kater e madje deri nje ne gjashte emisione te perjavshme, gjithmone i kushtet politikes. Patjeter do te zere nje vend, por asnjehere vendin kryesor sepse edhe tashme shikuesi i stabilizuar i Zones se Ndaluar eshte nje shikues jo vetem i politikes, por do te njohe edhe nje Shqiperi tjeter pervec politikes.

Suksesi i dy edicioneve

Natyrisht sukseset e dy edicioneve te meparshme te emisionit, jane nje arsye me shume qe kerkojne vijimesine e tij. Qe nga ekrani i Televizionit Klan, cdo te hene "Zone e ndaluar" ka sjelle dhe ka trajtuar tema interesante, te cilat vecanerisht kane terhequr vemendjen e nje publiku elitar.

e Hene - e Premte 06:59
Dielli lind ndryshe ne TVKLAN, ne 7 pa 1 minute nga e hena net e premten me “Aldo Morning Show”. Te lodhur apo te palodhur nga gjumi I nates, nga e djeshmja me halle e strese, ekrani yne ju fton te zgjohemi me buzeqeshje, me qeshje, me nenqeshje, dhe me kryesorja… me nje adrenaline te papare per ta nisur mbare diten.

Telefonata jo vetem nga Shqiperia, por kudo ku ka AND shqiptaresh ne mbare boten, muzike vetem per t’u zgjuar dhe per te bere ato cafre beni cdo mengjes, biseda nga me te ndryshmet e shume e shume te tjera ne “Aldo Morning Show”.

Informacione urbane, por jo lajme nga qytete te ndryshme: Tirana, Korça, Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Elbasani dhe Durrësi. Aldo ju “zgjon” kendshem edhe me korrespondet e tij nga. Te gjithe kane mundesi te behen pjese e ketij programi. Argetohuni dhe niseni diten me “Aldo Morning Show” cdo mengjes.

ON AIR: E hene – E Premte, ora 06:59

Rikthehet adrenalina me "Aldo morning show"

Interviste me Aldo (07 Shtator 2008 "Koha Jone")

Rikthehen serish ne TV Klan zgjimet energjike me "Aldo morning show". Pas pushimeve dhe relaksit te veres, fillimi i vjeshtes dhe ditet e punes kerkojne domosdoshmerisht nje zgjim te mbare dhe plot adrenaline, te cilen eshte ne nje gjendje ta injektoje vetem emisioni i mengjesit ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan. Aldo do te jete ne transmetim te drejtperdrejte te henen ne oren 7:00 te mengjesit, duke sjelle jo vetem motivin qe i duhet nje dite te mbare, por edhe gjithe energjite qe do te nevojiten per vazhdimin e saj. Teper te impenjuar si gjithmone, Aldon e gjejme ne studiot e Televizionit Klan, duke konturuar tashme ndonje element te vogel, qe ka mbetur nga puna e madhe dhe e perditshme per emisionin e mengjesit. U nisem me idene per te realizuar nje interviste dhe te mesonim nga vete Aldo, surprizat dhe te rejat e edicionit te dyte te ketij programi ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan. Por me sa rezultoi, nje interviste me te ishte thuajse e pamundur. Jo per efekt kohe, as per ceshtje parimesh, por thjesht sepse Aldo me natyren e tij teper te hapur dhe stilin e te folurit, qe nuk ndryshon shume nga ai i emisionit, e nxori gjithcka jashte kontureve klasike te intervistes. Sidoqofte ai na zbuloi te rejat qe do te sjelle emisioni i mengjesit ne TV Klan dhe per here te pare tregon celesin e suksesit te tij. Por ajo, qe zbuluam ne kete takim me Aldon eshte se ndryshe nga sa mund te mendohej, ai eshte realisht nje njeri deri diku, i turpshem. Ju besohet? Dhe kjo eshte nje prej arsyeve, qe Aldos nuk i pelqen te shfaqet ne ekran me imazh, por preferon te qendroje me mire ne nje raport jo te drejtperdrejte me kameren. Jeta dhe emocionet pas mikrofonit, me sa duket e bejne me interesant portretin dhe emisionin e tij te mengjesit. Ne nje dinamike, qe do te zgjase rreth dy ore, Aldo do te jete tashme cdo dite ne oren 7, ne ekranin e Televizionit Klan, nga ku do t'ju thote "Miremengjes" te gjithe shqiptareve, brenda dhe jashte vendit. E keshtu, mengjeset tona do te jene sa te ngjashme aq edhe te vecanta.

Konceptimi

Tashme formati i emisionit te mengjesit me Aldon eshte i mirekonturuar. Audienca e larte eshte treguesi me i kerkuar i suksesit. Megjithate edicioni i dyte i ketij programi ne ekranin e Klan do te sjelle edhe surpriza, te papritura dhe per me teper diversitet. Asnje prej zgjimeve nuk do te jete i ngjashem me ate te nje dite me pare. Dhe kjo, jo vetem se ditet tona ndryshojne, por sepse Aldo do te dije t'i sjelle ato plot energji dhe natyrshmeri. Emisioni do te ruaje edhe ne kete sezon strukturen e lajmeve urbane. "Pjese e tij behen ato lajme njerezore dhe te perditshme, qe njerezit i thone gjithmone me njeri-tjetrin", tregon Aldo duke na kujtuar informacionet pikante, qe vijne nga rrethet. Por ne kete sezon ai do te servire edhe nje tjeter lloj informacioni. Lajmet e 10 viteve me pare. Cdo date do te risjelle ne kujtesen e publikut, disa nga ngjarjet me te vecanta te ndodhura 10 vjet me pare dhe te bera publike ne ekranin e Televizionit Klan. Nje pike tjeter e pandryshueshme dhe teper e rendesishme e ketij programi jane telefonatat e drejtperdrejta, te cilat do te vazhdojne per te sjelle ne studio atmosferen e mengjeseve te secilit nga ne. Dhe sezoni i pare ka treguar se teleshikuesit nuk ngurrojne te behen pjese e programit te Aldos, madje shume me teper nga sa ai mund ta kishte menduar ne fillim. Por drejtuesi i emisionit nuk mbetet thjesht ne rolin e nje bashkebiseduesi. Permes telefonatave, personazheve te zgjedhur per t'i pasur si pjese e emisionit, ai do te ngreje edhe probleme, te cilat lidhen me aktualitetin, me jeten tone te perditshme, me gjithcka na rrethon, na ben te ndjehemi mire apo keq. E sic e perkufizon edhe ai vete, adrenalina do te vazhdoje te jete pika e forte e emisionit, ndaj nese dites suaj i duhet adrenaline, nisini mengjeset ne TV Klan me "Aldo Morning Show".

Aldo mbetet po i njejte

Ate qe dikush tjeter mund ta quaje nje zgjim dinamik, per Aldon eshte nje zgjim normal. Dita e tij nis pak me heret se sa ora 7. Sepse pikerisht ne kete ore ai eshte drejtperdrejt ne ekran. Fale zgjedhjes per te qendruar i fshehur, atij nuk i duhet te shpenzoje kohe me grimin dhe elemente te tjere te pamjes. Per kete arsye, vemendjen ia perkushton temave, qe do te trajtoje ne emision dhe menyres se percjelljes se tyre. Edhe kete radhe do te ruaje identitetin. Nuk i pelqen te shfaqet, nuk i pelqen pjesa e spektakolare e punes, ndaj do te vazhdoje "te fshehe" imazhin per t'u bere protagonist i fjales. "Njeriu nuk ndryshon ne kete moshe", shprehet Aldo kur e pyesim nese do te mbetet i njejti, ne mengjeset qe do te percjelle per shqiptaret. E duke nisur nga kjo thenie, nuk na mbetet tjeter vecse te kuptojme, qe mengjeset tona me "Aldo Morning show" do te jene gjithmone optimiste, ndaj kemi nje arsye, per te cilen te zgjedhim cdo mengjes ekranin e Televizionit Klan. "Mundohem t'iu imponoj njerezve nje zgjim te mire. Kam vendosur te bashkejetoj me te gjithe ata qe me ndjekin", pohon ai duke percjelle ne kete menyre edhe motivin e programit te tij.

Nje VIP zgjedh muziken tuaj

Pikerisht per faktin, qe energjia dhe levizja jane motivet e tij, Aldo i largohet monotonise. Nje menyre per ta bere kete eshte edhe bashkepunimi me miqte, koleget, artistet. Kete radhe, ai ka menduar nje menyre shume origjinale bashkepunimi. Behet fjale per muziken, pjesen e pamohueshme dhe aq te deshirueshme te cdo mengjesi. Zgjedhjet muzikore ne "Aldo Morning Show" vijne tani, nga personazhe te njohur publike. Personazhe te ndryshme, ne dite te ndryshme do te percaktojne listat muzikore, te cilat do te behen pjese e transmetimit ne emisionin e mengjesit ne Klan. "Edhe pse perpiqesha t'i perfshija te gjitha rrymat, do doja qe njerezit te mos mbeten vetem ne shijet e Aldos. Tashme muziken e tyre do ta zgjedhe nje personazh i njohur publik", tregon Aldo. Le te shohim cfare preferojne, p.sh. Enkel Demi, Ardit Gjebrea, Blendi Fevziu, etj.


nga Aida Shtino
NJEREZ TE HUMBUR nga Aida Shtino. Emisioni social me I ndjekur ne Shqiperi eshte kurorezim I nje procesi te gjate hulumtimesh dhe te dhenash investigimi rreth fatit te personit te humbur qe kerkohet. Investigimi starton qe nga kontakti I fundit I pohuar nga te afermit, dhe me pas ai vazhdon me nje numer te pafund kontaktesh, telefonatash, kerkimesh. I gjithe informacioni sigurohet mbi bazen e deshmive nga personazhe te aferm apo miq te personit te zhdukur.

Pas dy sezoneve te suksesshem te pasuar nga nje sere gjetjesh pikante, stafi i “Njerez te Humbur” premton po te njejten force e perkushtim per te rikthyer me qindra shqiptare te humbur prane familjeve te tyre. Mos nguroni te kontaktoni, behuni dhe ju pjese e ketij misioni human. Nje telefonate e juaja mund te rilind nje shprese dhe te riktheje buzeqeshjen ne fytyrat e pervuajtura.

ON AIR: e Premte, ora 21:00
Nga 19 shtator 2009


Aida Shtino: Ne "Klan" me shume mundesi per te gjetur te humburit
Interviste me Aida Shtino (04 Shtator 2008 "Koha Jone")

Nje qytet i zhytur deri diku ne erresire. Pas xhamave, njerez qe dike presin te vije, sepse mes tyre ai mungon. Eshte ky me pak fjale koncepti i skenografise se emisionit "Njerez te humbur", qe do te nise se shpejti ne ekranin e Televizionit Kombetar "Klan", duke synuar te ktheje prane familjeve te munguarit. Dosje te reja te grumbulluara gjate diteve te veres, por edhe histori te meparshme, presin te marrin tashme pergjigje me fillimin e emisionit ne Televizionin "Klan". Drejtuesja dhe ideuesja e ketij programi Aida Shtino se bashku me stafin kane nisur tashme punen konkrete ne zyrat e reja. Por shume shpejt, studioja e perfunduar do te kthehet ne shtepine e perjetimit te emocioneve njerezore, ndersa stafi profesionist dhe teknologjia e fundit, qe Televizioni "Klan" ve ne dispozicion do t'i japin rruge zbardhjes se shume te vertetave njerezore.

Ku eshte deri tani puna per fillimin e emisionit dhe kur do t'ju shohim ne ekran?

Mendoj se shume shpejt dhe besojme se nga mesi i shtatorit do te jemi ne transmetim. Por momentin jemi duke punuar per krijimin e studios, qe fale punes se skenografit Bashkim Zahaj dhe nje stafi te gjere profesionistesh do te jete gati.

Ku e gjen veten Aida ne keto dite te para ne "Klan"?

Puna ka filluar tashme me intensitetin e saj te plote. E ndiej veten mire, sepse te them te drejten, ne "Klan" me kane pritur shume mire dhe qe ne ditet e para me eshte dukur sikur kisha qene aty prej kohesh.

Cfare risish sjell ky program ne sezonin e ri?

Duke ruajtur formatin qe ka prej tre vjetesh, ne kete sezon emisioni i jep hapesire me te gjere nje rubrike disi me soft, te cilen ne kemi tentuar edhe me pare ta prekim. Eshte "Pako kujtimesh", qe kete radhe do te zere me shume vend, por sigurisht duke mbajtur thelbin e programit, qe eshte gjetja e njerezve te humbur.

Si ka qene fluksi i rasteve te denoncuara me mberritjen tuaj ne televizionin "Klan" edhe pse ne nje periudhe pushimesh?

Me vjen shume keq qe e them kete, por cdo dite ketu ne "Klan", nje gazetar pret deri ne 15 raste te reja, nje numer pra relativisht i larte. Kjo tregon, se nuk kemi te bejme me nje emision, por me nje mision, qe duhet realizuar. Duhet thene, se emisioni "Njerez te humbur" eshte dege e fondacionit kombetar me te njejtin emer. Ne zoterojme database-n me te madh te te humburve, qe shkon ne 2 mije persona te denoncuar ne fondacionin "Njerez te humbur".

Mendoni se kalimi ne Televizionin Kombetar "Klan" iu jep me shume mundesi njerezve qe kerkojne te afermit, per te mesuar te verteten dhe vendndodhjen e tyre?

Po. Dhe kjo ishte nje prej arsyeve, qe ne vendosem te levizim duke shkuar ne nje televizion me te madh, i cili ka edhe suport me te madh ndaj emisionit. Mendoj, se ketu do te kemi mundesi me shume per te arritur qellimin tone, per te gjetur te humburit.

Po punoni me te njejtin staf?

Dua te them, qe disa pjesetare nga stafi i kaluar me deshiren e tyre nuk jane me me ne. Ne vazhdojme punen me pjesen tjeter te stafit dhe me nje pjese te konsiderueshme te tij, e cila eshte marre ne baze te shume audicioneve. Pervec stafit qe do te dali ne emision do te kemi edhe nje pjese tjeter gazetaresh, te cilet do te jene prapavija e emisionit. Ata pak a shume do te luajne edhe rolin e dedektivit, per te gjitha investigimet, qe ne do te bejme, si brenda Shqiperise ashtu edhe jashte saj.

Rastet, qe ju duhet te kerkoni, jane me teper jashte apo brenda vendit?

Shumica e shqiptareve i kane humbur kontaktet me familjaret jashte territorit te vendit, por kjo nuk do te thote, qe nuk ka edhe brenda Shqiperise raste te denoncuara, sic jane p.sh, femijet e zhdukur.

Si arrini t'i merrni informacionet jashte vendit?

Emisioni ka tre vjet, qe eshte ne transmetim dhe ne jemi te konsoliduar duke krijuar celula ne cdo vend te botes, qe nga kontinenti Amerikan, Australi dhe Evrope. Bashkepunetoret jane pjesa me e rendesishme e emisionit dhe kete vit do te mbeshtetemi tek nje numer shume i madh bashkepunetoresh.

Aida, ju vete sa i perjetoni ngjarjet, qe transmetoni?

Normalisht, qe i perjetoj, sepse perpara se te jem gazetare, jam njeri dhe sidomos jam femer. Lodhem shpirterisht me cdo rast, jo vetem une, por gjithe stafi, megjithate mundohem qe ta mbaj veten si gjate oreve te emisionit ashtu edhe kur flas me familjaret. Duhet, qe atyre t'ju percjell besimin dhe sigurine, qe kane me ardhjen e tyre ne emision. Megjithate pas emisionit, dua dy ore te marr veten, sepse vertet jane histori te dhimbshme. Cdo njeri nje here te vetme ta vendose veten ne vendin e familjarit, per te kuptuar dhimbjen, qe ka secili kur humb te dashurin e vet.

Ekrani i ri me ambicie te reja

Ambicie te reja, qe i kalojne synimet e nje emisioni duke u shnderruar ne nje mision njerezor. "Nuk perpiqemi te bejme show me dhimbjen e ketyre njerezve", shprehet Aida Shtino. "Per ne eshte nje mision, na duket vetja misionare, qe na eshte dhene nje mision dhe do ta cojme deri ne fund. Pavaresisht pengesave, qe mund te hasim rruges, kthim prapa nuk ka", vazhdon ajo. Ne kuader te ketij misioni jane te gjitha levizjet, te gjitha pergatitjet, te gjithe bashkepunetoret dhe te gjitha investimet e bera nga Televizioni "Klan", qe ka vene ne sherbim te dhimbjes njerezore gjithe kapacitetin e tij.

Perparesite qe ofron televizioni "Klan"

Mbulim me sinjal brenda dhe jashte kufijve, ne disa kontinente

Lidhje direkte permes satelitit me bashkepunetoret

Lidhje direkte me emisionet analoge, qe zhvillohen ne bote

Teknologji te perparuar

Audience te larte

Televizioni, qe krijon hapesira bashkepunimi ne te gjithe globin

Nje pune dinjitoze dhe profesionale. Ka qene kjo arsyeja qe e ka bere Aida Shtinon te zgjedhe Televizionin "Klan", per te vijuar me fuqishem se kurre maratonen e gjate ne permbushje te nje misioni njerezor. Dhe "Klan", siguron ne kete bashkepunim, jo vetem, mbulimin me sinjal ne te gjithe vendin, por edhe shtrirjen jashte kufijve ne disa kontinente. Gjithashtu permes ketij televizioni dhe shikueshmerise se tij te larte, gazetarja dhe stafi i saj, synojne qe te jene sa me prane familjeve, qe vuajne humbjen e anetareve te tyre. Ekrani i "Klan" jep hapesira bashkepunimi ne te gjithe globin. Ai ofron mundesi per lidhje direkte nepermjet satelitit me shume shtete te botes, per te investiguar ne terren, aty ku ndodh ngjarja, aty ku ka humbur personi, do te bejne, qe gjetja e tyre te jete me e lehte dhe ne nje kohe rekord. Emisioni, i rikthyer tashme ne transmetim diten e premte ne mbremje, do te marre vlera te vecanta edhe fale lidhjeve te drejtperdrejta me emisionet analoge, qe zhvillohen ne vende te ndryshme te botes, paralelisht ne te njejten nate. Kjo lidhje behet e mundur fale teknologjise se perparuar te Televizonit Klan. Shume produktiv pritet te jete edhe komunikimi me disa nga zyrat investiguese me te mira ne bote, te cilat kane pervoje ne gjetjen e personave te humbur dhe te zhdukur. Gjate ketij sezoni ne vazhdim hapesire dhe rendesi te madhe do te kete edhe trajtimi i rasteve te shumta te paraqitura nga shqiptaret e Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi.

Rreth emisionit “Njerez te humbur”
(Historik i themelimit te emisionit)

Fillesat

Emisioni “Njerez te humbur” i ka fillesat qe prej 15 prillit te vitit 2005 me transmetimin ne televizionin lokal Telenorba Shqiptare (TNSH). Ne ate kohe emisioni mbante titullin “Ku Je?” dhe transmetohej live, 5 here ne jave nga e hena – premte ne oren 21:00. Qe ne fillesat e ketij emisioni drejtuese, ideatore dhe koordinatore ka qene znj. Aida Shtino. Ajo vinte ne Shqiperi pas 13 vitesh emigrimi ne Greqi ku kishte studiuar per gazetari investigative dhe kishte punuar per shume kohe si gazetare ne shtypin e shkruar dhe ate elektronik. Vitet e fundit ajo kishte fituar nje eksperience te madhe ne emisionin “Fos sto tounel” ne televizionin “Alter”, i cili merrej me kerkimin e personave te humbur dhe te zhdukur mes te cileve edhe shume shqiptare. Duke pare qe rastet e shqiptareve te humbur ne Greqi shtoheshin ne emisionin e Angeliki Nikoloulit dhe nuk kishin mundesine te publikoheshin te gjithe ne kohe, ajo mendoi qe nje format i ngjashem te zhvillohej dhe ne Shqiperi per t’ju ardhur ne ndihme sa me shume familjeve shqiptare.
Misioni dhe themelimi
Duke pare qe “Njerez te humbur” vazhdonte te pasurohej me raste gjithnje e ne rritje, u vu re se kishim te benim me nje fenomen, me nje plage te dhimbshme te tranzicionit shqiptar. Per kete lindi nevoja e ngritjes se nje institucioni i cili do te merrej me kerkimin e shqiptareve te humbur neper vende te botes. Mos ekzistenca e nje sektori te posacem ne organet shteterore qe kerkonte njerezit e humbur, e beri akoma me te nevojshme ngritjen e Fondacionit Kombetar “Njerez te humbur” ne fillim te vitit 2006. Ky fondacion merrte persiper kerkimin e njerezve te humbur dhe te zhdukur nga te gjitha trevat shqiptare perfshire ketu: Kosove, Maqedoni, Mal i Zi. Qe nga moment i krijimit te kesaj strukture, familjaret e personave te humbur kane denoncuar rastet e tyre prane fondacionit dhe ne statusin e krijimit te fondacionit “Njerez te humbur” parashikohej qe kjo OJF kishte te drejten e krijimit te spoteve publicitare ne median e shkruar dhe elektronike dhe pasqyrimin e rasteve nepermjet nje emisioni (Njerez te humbur) i cili do te ishte pjese perberese dhe e pandare e ketij fondacioni. Rastet te cilat do te pasqyroheshin ne emision, perzgjidheshin me pare nga bordi drejtues i Fondacionit “Njerez te humbur”. Te gjithe familjaret qe denonconin humbjen e te afermve te tyre nenshkruanin nje deklarate ne forme marreveshje bashkepunimi me kete fondacion ne menyre direkte dhe indirekt me emisionin (i cili eshte pjese perberese e fondacionit). Ne kete deklarate sqarohej qe familjaret e personave te humbur, nuk ishin te detyruar te paguanin asnje lloj vlere monetare per kerkimin e personit te humbur (pra kerkimet kryhen falas) dhe autorizonin znj. Aida Shtino me stafin e saj qe te kryenin kerkime per personin e tyre te humbur.
Nen emrin dhe logon “Njerez te humbur”, emisioni nisi transmetimin ne daten 22 shtator 2006.
Pervecse pjese perberese e Fondacionit Kombetar “Njerez te Humbur”, ky emision u regjistrua qe ne fillim ne Zyren e Markave dhe Patentave ne pronesine intelektuale te ketij fondacioni duke u mbrojtur nga legjislacioni ne fuqi i Republikes se Shqiperise mbi “Te drejtat e Autorit”. Regjistrimi perfshin logon me te gjitha detajet e mundshme ne vecanti dhe permbajtjen e emisionit ne teresi.
Misioni i “Njerez te humbur” eshte “kerkimi i shqiptareve te humbur dhe te zhdukur neper bote”. Motoja e emisionit eshte pothuajse gjithmone e njejte:
“Le te bashkohemi te gjithe dhe t’i kthejme keta njerez ne shtepi. Ndihmo dhe ti…!”.
Emisioni eshte konceptuar si nje show socialo – investigativ duke pasqyruar realitetin e hidhur te familjeve shqiptare te cilave u mungojne njerezit e tyre te dashur por gjithashtu duke sjelle dhe emocione te papershkrueshme ne momentet kur gjendej nje njeri i humbur.
Ky emision social eshte kurorezim i nje procesi te gjate hulumtimi te dhenash dhe investigimi te personit te humbur qe kerkohet. Perparesi u jepen rasteve te femijeve te humbur apo rrembyer si dhe moshave te thyera. Hetimet shtrihen qe nga kontakti i fundit i pohuar prej te afermve dhe te njohurve te personit te humbur e deri tek informacionet e fundit te mberritura ne emision. Nje pjese e informacioneve sigurohen nga fondacioni ndersa pjesa me e madhe vijne nepermjet telefonatave te drejtperdrejta gjate emisionit apo diteve te javes nga shqiptaret anembane botes. Pjesa tjeter nepermjet postes elektronike (e-mail) ose nepermjet letrave postare. Vezhgimet ne terren nga ana e gazetareve (brenda dhe jashte Shqiperise), bashkepunimi me korrespondentet, vullnetaret e institucionet perkatese bejne qe te nxirren pistat e para per hetimin e rastit.
Nje rendesi te vecante kane dhe lidhjet direkte me emisionet analoge te cilat kane bashkepunim te ngushte me emisonin “Njerez te humbur”. Mund te permendim disa nga me kryesoret si:
- “Fos sto tounel” ne Tv Alter, Greqi
- “Chi l’ha visto?” ne Tv Rai 3, Itali
- “Vermist” ne Tv Tros, Hollande
Korrespondentet dhe vullnetaret ne te gjitha shtetet kryesore te botes nepermjet lidhjeve direkte satelitore apo sherbimit te videokonferences raportojne ne kohe reale informacionet dhe kerkimet per personat e humbur.
Ne cdo emision te radhes, publikohen rreth 60 foto te personave te humbur ku rreth 20 prej ketyre rasteve trajtohen gjeresisht ne studio duke marre informacionet e nevojshme nga teleshikuesit.
Ne cdo edicion te ketij emisioni eshte tentuar te trajtohen histori te kategorive te ndryshme duke u dhene keshtu mundesine shume familjeve qe te publikojne rastet e tyre.
Gjate periudhes shtator 2006 – korrik 2007 emisioni zhvillohej cdo dite te premte ne oren 21:00 dhe zgjaste perafersisht 5-6 ore.
Ne sezonin e dyte (shtator 2007 – korrik 2008) tek ky televizion, ndryshoi dita e transmetimit nga e premte ne te shtune, po ne te njejten ore, 21:00.
Gjate kesaj kohe u arrit te gjenden shume njerez dhe emisioni kapi rekorde ne audience jo vetem ne Shqiperi por ne te gjitha trevat ku jetonin dhe punonin shqiptaret neper bote.
Bashkepunimi me televizionin lokal Vizion Plus vazhdoi nga korriku i vitit 2006 deri ne muajin gusht 2008.
Nga gushti i vitit 2008, Fondacioni “Njerez te Humbur” nisi nje bashkepunim te ri me Televizionin Kombetar TV KLAN.
Nga muaji shtator 2008 e ne vazhdim, emisioni “Njerez te humbur” rikthehet ne transmetim te drejtperdrejte cdo dite te premte ne oren 21:00 ne Tv Klan.
Ne kete sezon te ri tek ky televizion, “Njerez te humbur” vjen me nje sere risish, duke i dhene emisionit pamjen e nje show-u te madh social mbi bazen e historive reale njerezore.
Pervec rubrikave ekzistuese si “Kthim mbas vitesh”, “Ironia e fatit”, “Rubrika e Morgut”, shtohet dhe “Pako kujtimesh”. Nga kontakti live ne studio i njerezve te ndare dikur ne rrethana dhe ne kohe te ndryshme synohet te arrihet nje atmosfere sa me e ngrohte dhe emocionale.
Mos ngurroni te kontaktoni, behuni dhe ju pjese e ketij misioni human. Nje telefonate e juaja mund te rilinde nje shprese dhe te riktheje buzeqeshjen e munguar ne fytyrat e pervuajtura.

Baza e te dhenave (database)
Kategorite e personave qe kerkoheshin ishin kryesisht emigrantet te cilet ishin larguar per nje jete me te mire ne drejtim te shteteve fqinje por te cilet per shkaqe dhe rrethana te ndryshme nuk kishin kontaktuar prej vitesh me familjet e tyre. Nje perqindje e madhe e ketyre personave ishin te humbur ne vitet 1990 – 1997 kohe ne te cilen Shqiperia u hap pas renies se sistemit komunist dhe perjetoi nje tranzicion te gjate. Nder rruget kryesore qe emigrantet zgjidhnin per t’u larguar nga vendi ishin:
- Nepermjet maleve duke mbartur nje rrezik te madh per jeten nga terreni i veshtire, kushtet atmosferike, policia kufitare, grabitesit e ndryshem qe mund te dilnin gjate rruges.
- Nepermjet detit me skafe apo gomone te cilat mbartnin ne bord persona jashte kapacitetit te lejuar duke u bere keshtu shkak per tragjedi te shumta.
Studimet e kryera nga Fondacioni por edhe nga burimi i informacionit qe mblidhej nga emisioni
“Njerez te humbur” strukturuan edhe me tej kategorite e personave te humbur. U arrit keshtu qe te krijohej nje database (baze te dhenash) e cila ishte me e madhja qe kishte ekzistuar ndonjehere ne Shqiperi persa u perket njerezve te humbur. Mbi bazen e mbledhjes se informacioneve ky database rritet cdo dite e me shume duke u pasuruar me raste te reja por dhe duke shtuar detaje per rastet e denoncuara me perpara. Pjese e kesaj database jane dhe te humburit e trojeve shqiptare te Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi. Lufta e Kosoves ne vitin 1998-1999 la shume pasoja: njerez te humbur, te zhdukur e te paidentifikuar te cilet jane trajtuar me shume perparesi nga “Njerez te humbur”. Ky database perfshin informacione te detajuara per personat e humbur por dhe per familjaret e te njohurit e personit qe ka humbur. Mbi bazen e ketyre te dhenave jane kryer dhe statistika te ndryshme per numrin e pergjithshem te njerezve te humbur ne periudha te ndryshme, grupmoshat, gjinite, qytetet me te prekura nga ky fenomen si dhe shkaqet te cilat cojne ne humbjen e nje personi. Keto te dhena paraqiten ekskluzivisht ne emisionin “Njerez te humbur” ne menyre te vazhdueshme per te sensibilizuar opinionin publik per fenomenin dhe duke u bere nje thirrje direkte per te ndihmuar ne gjetjen e bashkeatdhetareve te humbur. Kjo database eshte prone intelektuale e Fondacionit Kombetar “Njerez te humbur dhe si e tille nuk mund te perdoret, tjetersohet, keqperdoret apo dublikohet pa lejen e posacme te ketij institucioni duke marre parasysh se familjaret e personave te humbur kane autorizuar me perpara kete Fondacion qe te merret me kerkime per te afermin e tyre.
Ne periudhen 2005 – 2008 ky fondacion ka mbledhur rreth 3000 (tre mije) denoncime per persona te humbur perfshire ketu dhe denoncimet e mberritura nga trojet shqiptare si Kosove, Maqedoni dhe Mal i Zi.

nga Ardit Gjebrea
“E diela Shqiptare” projekti me ambicioz televiziv i cili kap kohen televizive me te shtrire ne te gjithe historine e televizionit shqiptar. Para shume vitesh e me pas, eshte tentuar ne disa televizione te prodhohet nje program i ngjashem me ato te televizioneve te vendeve fqinje, por nuk eshte mberritur dot ne nje strukture te tille sic eshte projekti i TV Klan – nje strukture gjigande e cila ka pothuajse stafin pergatitor te nje minitelevizioni me vete.

“E diela Shqiptare” eshte nje program i cili perfshin nje fashe orari maratone, prej 6 oresh transmetim LIVE, me nje nderprerje per Edicionin e lajmeve te ores 15:30-16:00.

Struktura:

Pro & Kunder - opinione pro dhe kunder nje teme te caktuar shoqerore nga te ftuar VIP, por edhe mendime nga publiku ne studio dhe ata qe na ndjekin nga shtepia me ane te linjes telefonike.

Familjet shqiptare - tradita, historia dhe personazhet e familjeve me te njohura shqiptare.

Humor - situata dhe te qeshura pafund me trupen e humorit te Klan te kryesuar nga Gentian Zenelaj dhe Julian Deda.

Talk Show – me probleme sociale, ekonomike e kulturore;

Sport - dihet qe e diela eshte sportive dhe ne program gjeni rezultatet e ndeshjeve “live” dhe lidhje direkt me studion e SuperSport.

Muzike - kengetaret me te mire shqiptare interpretojne hitet e tyre LIVE me orkestren e mjeshtrit Shpetim Saraci.

Balet - numra koreografike baleti nga trupa e baletit me koreograf Albi Nako.
Kronikat me indikative te ngjarjeve te jave; Trajtim ndryshe i medias (probleme te

Lojera telefonike me quiz-e dhe te papritura te kendshme.

Ardit Gjebrea sfidon kohen dhe merr persiper qe ne valet e TV Klan te filloje nje maratone te re, “E diela Shqiptare” e cila do te thyeje rekorde te reja ne audience si edhe ne kohezgjatje, 6 ore transmetim I drejtperdrejte do te plotesoje ate kohe qe deri tani ne shtepite shqiptare kish mbetur bosh.

Nje SFIDE e re, nje REALIZIM I ri, nje BASHKEPUNIM I shkelqyer...

VETEM ne KLAN

ON AIR: Cdo te diele 13:30 - 19:30

Nga 21 Shtator 2008


nga Enkel Demi
KUTIA, format tv game-show, i blere me te drejta te plota transmetimi ne ekranet shqiptare. Nje game-show e kompanise prestigjoze “Endemol”, qe transmetohet cdo mbremje (e hene-e premte) ne ekranin e Klan dhe qe ka nisur transmetimin ne shtator 2004.
Nje program i perditshem qe dhuron vazhdimisht cmime. Emocione, surpriza, humor, show dhe lojtare, te cilet duan te fitojne sa me shume e sidomos Supercmimin prej 10000 euro. Nje format televiziv, nen drejtimin e Enkel Demi dhe vjen per publikun direkt cdo mbremje.

ON AIR: E Hene – E Premte, ora 20:05

"Kutia" rifillon aventura
Interviste me Enkel Demi (06 Shtator 2008 "Koha Jone")

Se bashku me te papriturat dhe surprizat, qe e shoqerojne "Kutia" do te rikthehet serish ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan. Nje format i suksesshem, qe ka gjetur terrenin e duhur ne nje ekran po kaq te suksesshem e natyrisht edhe me nje drejtues teper profesionist. Enkel Demi do te jete cdo te hene ne ekranin e televizionit Klan, perballe kutive me cmime, duke sjelle oferta tunduese, te cilat jane te gjitha ne dizpozicion te pjesemarresve ne kete loje. Drejtuesi i emisionit zbulon disa nga suprizat e tij, por njekohesisht le ne enigme edhe shume te tjera. Mbremja e se henes do te flase me shume.

Kur pritet te jete perseri ne ekran "Kutia"?


"Kutia" do te rinise serish te henen ne oren 20.05, ose me mire fill pas lajmeve te ores 19.30 te Klanit, pasi nuk i dihet redaksise se informacionit me ate ritem qe punojne perdite.

Do te kete ndryshime ne studio apo skenografine e programit? Po ne diten dhe orarin e transmetimit te tij?

Studio ndryshon. Natyrisht, jo ndonje ndryshim i ndjeshem. E kam fjalen qe skenografia do te preket, por ne thelb do te mbetet po ajo. Qe te jem me i qarte, do te kete ndryshime te lehta ne ngjyra, rekuizite apo pozicionin e studios. Jane te reja qe ndoshta publiku nuk i kupton menjehere, pasi mbetet ajo shtepi. Eshte pak a shume e njejta gje, kur ndryshon bojen e mureve te dhomes dhe mobilimit i jep nje dore te lehte restaurimi. Emisioni si dhe e parathashe do te kete po ate vendosje ne programacionin e javes se Klanit. Kuptohet nese do te kete ndonje te papritur ne orare apo dite do ta njoftoj vete me se pari, por nuk ka gjasa per ndryshime te kesaj natyre.

Formati i "Kutise" tashme eshte i percaktuar mire dhe ne nje formule te suksesshme, qe terheq audiecen, megjithate keni menduar per ndonje ndryshim ne konceptim apo menyren se si do te vije?

Duhet thene qe "Kutia" nuk eshte nje program i shpikur nga ne apo pirateruar po nga ne, si ndodh rendom ne Shqiperi tek konkurentet. "Kutia" eshte blere si format nga "Endemol" dhe eshte e natyrshme qe me formate te tilla mos te besh nderhyrje thelbesore. Kemi menduar dicka me shume per lojtaret, per ate cka ata perfaqesojne jo vetem per lojen, por edhe per historine personale qe mbartin.

Duam ta cojme nje here ne jave "Kutine" ne Kosove, pasi na kane thene qe ndiqemi jashtezakonisht shume. Deshiroj qe ky emision mos te mungoje as atje, pasi duhet te jesh besnik i publikut, qofte ky i nje shteti fqinj si Kosova.

Po ne cmimet, qe do te ofroje ky program, do te kete ndryshim gjate ketij sezoni?

Ah..., ju doni ta shihni emisionin pa filluar ende! Eshte akoma heret qe une te flas ne shtyp per listen e cmimeve. Nuk e fsheh qe nje pjese e mire e publikut gjate ketij muaji pushim me ka pyetur per cmimet. Pak rendesi ka per mua nese cmimi i madh do te jete 10 000 euro apo me shume. Per mua e thelbesore eshte korrektesia, qe kemi patur deri me sot ne pagesa. Ka plot qe interesohen dhe me pyesin nese i japim parate me gjithe mend. Natyrisht qe ka shume skeptike per shuma te tilla parash. Por, ato jepen me korrektesine e nje zviceriani, pasi perndryshe nuk ka sukses dhe besueshmeri loja. Nuk e bej lojen te besueshme une, por marketingu dhe financa e Klanit. Fjala vjen te henen ne oren 10.00 te mengjesit behen pagesat e fundit. Ejani dhe shiheni. (Qesh)

Dakord, por lista a ka per te ndryshuar?

Sa per listen e cmimeve te sezonit te ri ka gjithmone nje llogari marketigu, e cila ne nje vend si Shqiperia, te jesh e sigurte nuk mund te lejoje cmime 500 000 euro si ne Itali. Te jemi realiste jetojme ne nje vend ku pagat mesatare dhe prodhimi vjetor eshte ende shume me i ulet, ndaj edhe 10 000 euro si cmim i pernatshem eshte i ekzagjeruar. A e dini qe per pese muaj te sezonit te fundit "Kutia" ka dhene pak me shume se 60 000 euro? Cili program apo televizion tjeter ne Shqiperi ka dhene kaq shume para per publikun? Te tjeret mjaftohen thjesht me autoreklame.

Pas disa edicionesh ne konceptimin dhe ideimin e "Kutise" si e gjen Keli veten aty?

Ndjehem jashtezakonisht mire. Eshte e vertete qe eshte thyer nje tabu. Nje gazetar tipik lajmesh, i kronikes politike, i lidhjeve direkte kalon ne nje format te tille. Me ne fund jetojme nje televizion qe nuk ka shume korniza. Tani nuk eshte e nevojshme, qe te te marrin seriozisht ne ekran duhet t'i kesh floket te krehur ne nje ane dhe kostum te zi me kravate lisho. Televizioni i sotem nuk i druhet njerezve te zakonshem. Une zbavitem me "Kutine", ata me mua, kam gjellen e gazetarit, pasi cdo lojtar me tregon historine e tij dhe mbi te gjitha thith si askush ne kete zanat, opinionin direkt te publikut per vendin ku jetojme. Ne kete kendveshtrim jam me te vertete fatlum.

Ke menduar gjate kesaj kohe per ndonje emision apo program te nje stili tjeter?

Natyrisht, nuk jam plakur ende. (qesh) Ne mars shpresoj, qe se bashku me Klanin te fillojme nje emision te ri javor, i cili eshte mjaft zbavites. Nuk po te tregoj me shume, jo per te ruajtur surprizen si bejne disa, por sepse deri ne mars ka kohe dhe e rendesishme eshte te jemi mire me shendet deri atehere.

Po per t'u kthyer tek lajmet e ke cuar nder mend?

Jo, tani per tani jo. Me ler, se jam i qete keshtu. Mos me burgos serish ne nje studio lajmesh. (Qesh) Ka disa arsye qe u shkeputa nga informacioni dhe lajmet, ndaj duhet te respektoj ato arsye, te cilat jo te gjitha vareshin prej meje, ndaj kam mese nje vit qe lajmet me sherbejne dhe i marr si publik i thjeshte.

nga Pandi dhe Bledi Laco

Nje spektakel origjinal i parealizuar me pare, nje format i cili ka formen e nje udhetimi ne vite, ku gjithshka eshte e dokumentuar nga shtypi i kohes ose letersia. Gjithshka eshte e ilustruar me kronikat e kinoditareve te kohes. Gjithshka eshte e komentuar nga personazhe reale, biografia e te cileve eshte historia e vertete e vendit tone.

Struktura e programit “Histori me Zhurmues” eshte e ndare ne tre rruge paralele:

- Ngjarjet, faktet, njerezit, personazhet qe lidhen me momentet me te rendesishme te historise se Shqiperise per rreth gjysem shekulli,

- Politika, jeta sociale, ekonomike, arti dhe kultura, muzika, kinematografia, letersia dhe teatri per me shume se 50 vjet,

- Historia e vendit tone me te bardhen dhe te zezen, legalen dhe ilegalen, te miren e te keqen, gjate kesaj periudhe.

NGA 04 janar 2009 ne KLAN, cdo te Diel - 21:00.

reality show

REALITY SHOW MË SPEKTAKOLAR QË PROMOVON LIDERAT E RINJ…

Cmimi: Më i larti dhënë ndonjëherë në Shqipëri… Jo vetëm para, por edhe karrierë dhe shkollim cilësor.

Objektivi: Synon të zgjedhë brenda një grupi prej 16 të rinjsh me formim solid kulturor nga gjithë hapësira shqiptare, individin me cilësi më të spikatura prej lideri: ndershmërinë, aftësitë profesionale, organizative, komunikative,etj. nëpërmjet një jurie të kualifikuar dhe votimit të publikut

RISITE:
a) unik në llojin e vet në të gjithë botën
b) reality shoë me objektiv specifik, dhe jo të papërcaktuar
d) edukativ, sa kohë që të rinj me formim të shkëlqyer do të ofrojnë modele të reja politikanësh me cilësi të admirueshme për të rinjtë e tjerë; orientues për votuesin;
e) njohës, pasi krijon mundësi të njohim aspiratat e më të rinjve, preferencat e tyre, modelet e tyre, etj. Në këtë aspekt është dhe një mënyrë për të zhvilluar një lloj eksperimenti ndikues në të bërit politikë në Shqipëri
f) formues, sa kohë që të rinjtë e mbyllur do të marrin njohuri të reja
g) kontribues për politikën; emisioni do të krijojë figura publike të cilat do të kenë akses më të lehtë në rradhët e politikës
h) ndërveprues me publikun dhe i hapur për dijen, ndryshe nga reality shoë-t e tjerë ku të mbyllurit izolohen nga kultura, dhe “koha për ta ndalon” në momentin kur hyjnë.
i) i mbikqyrur shkencërisht dhe i asistuar prej një grupi ekspertësh të nivelit të lartë profesional si Artan Fuga dhe një grup tjetër profesorësh.

Veçoritë e jetës në Qytetin politik
Të rinjtë do të përzgjidhen nisur nga cilësitë e tyre individuale por dhe nga përkatësia ideologjike. Nisur nga kjo ata do të duhet të krijojnë që në fillim të qëndrimit të tyre atje 3 parti politike (në grupe 6:6:4 vetësh). Ata do të zgjedhin institucionet e qytetit të cilit do t’i vënë emrin vetë. Do të zgjedhin parlamentin e tyre në të njëjtin proporcion (3.3.2) të paktën tre javët e para, një parlament funksional sipas modelit real, do të zhvillojnë debate, detyra ditore me natyrë akademike, enciklopedike, sociale, etj, do të ndërlidhen me mjedisin e jashtëm (mbështetës, politikanë realë, grupe interesi), me emisione të rëndësishme si Opinion në TV Klan dhe do të sigurohen kontakte me politikanë realë të nivelit të lartë.

Konkurentët do të zgjedhin një figurë administruese të jetës së tyre, Presidentin e qytetit, i cili do të zgjidhet sipas cilësive që do të shfaqë.

Ata do të ndjekin leksione pedagogësh të shquar, do të vendosin kontakte me personazhe reale të jetës së përditshme në forma që do të bëhen të njohura ditë pas dite.

Do të ketë takime me familjarët kur të dëshirohen, mjaft që të lajmërohet në kohë që të planifikohet si duhet në planin teknik dhe logjistik.

SHOW televiziv (Prill - Qershor 2009)
Jeta komunitare e 16 të rinjve në qytetin politik që do të krijojnë brenda, por pa u izoluar nga bota e jashtme. Transmetim 24 orë non stop në TELENORBA, si dhe përmbledhjet çdo pasdite në TVKLAN.

Show i së DIELES në orën 20.10TVKLAN per 12 javë deri në shown final, ku me vlerësimin e jurisë dhe të publikut do të shpallet FITUESI - LIDER.

Burimet njerëzore
Kryekonsulent përmbajtjeje: Akademik Profesor Artan Fuga, profesor në Universitetin Paris II

Ekipi konsultativ
Dr.Ulpiana Lama, Doktorant (në vazhdim) – Shkenca politike, Paris 8 University, France
Dr. Ermal Hasimja, Kërkim post-doktoral në London School of Economics and Political Science.
MA. Adri Nurellari, Mphil. në Studime Evropiane, Universiteti i Cambridge, Churchill College,
MA Rudina Seseri, MBA në Harvard University
MA Donika Capi, Doktorant në Filozofi politike (në vazhdim), Katholieke Universiteit Leuven, Instituti Filozofisë, Leuven, Belgjikë
MA Belina Budini, Master në Media dhe Komunikim, Goldsmiths College, University of London
Drejtimi organizativ: Eptan Lohja
Drejtor editorial: Mentor Nazarko
Regjisor: Ardit Roshi
Drejtor artistik: Alfonso Feliziani
Skenograf: Paolo Canne

E Hene - E Premte 16:05

Men Wanted
Kerkohen Meshkuj!

Telenovela me e bukur qe rrefen jetet private te nje grupi femrash, qe jane kliente te shpeshta tek “Angelica Style”, nje sallon shume i famshme bukurie.

Keto femra: Angelica, Nora, Mercedes, Samantha, Loreto, Vanesa, Lilí, Gabriela, Fernanda dhe Cecilia, kane dicka te perbashket: te gjitha kane deshtuar per te gjetur mashkulllin e endrrave te tyre.

Te gjitha klientet dhe punonjeset presin keshilla dhe mbeshtetje nga Angelica, pronarja e sallonit, e cila ne syte e tyre, duket si femra qe ka gjetur dashurine ideale.

Teksa jeta rrjedh, ato shfaqin personalitetin dhe ndjenjat e tyre me te thella per meshkujt. Ato duan nje mashkull qe mund te kuptoje lirine e tyre dhe ti dashuroje pafund.

Zbuloni me shume universin femeror tek keto personazhe, teksa kerkojne mashkullin ideal.

Angelica: E bukur dhe me shume klas, pronare e Sallonit. Per te tjeret eshte nje grua e persour me nje martese perfekte. Por ne realitet, jeta e saj eshte krejt e kundert, shume larg perfektes.

Nora: Seksi, teheqese, e kendshme. Pas nje portreti serioz, fshihet nje femer romantike dhe pasionante. Deshira e saj me e madhe – te kete nje femije.

Vanesa: E bukur me nje look modern. Punon ne sallon si stiliste imazhi. Inteligjente, e zgjuar dhe e plotesuar. Por ajo do ta kuptoje: nje jete pa dashuri, nuk quhet kurre sukses.

Loreto: E shkathet, e pasigurte dhe gjithnje ne kerkim te personalitetit te saj. Intuitive, por mendja shpesh e tradheton. Sipas saj, martesa e vret dashurine e vertete.

Lili: Nje bukuri pasionante, qe kerkon ta shohin si nje femer te pafajshme. Ajo arrin te beje per vete burra te martuar. Bukuria, arma e saj e forte.

Samantha: Edhepse eshte shume e bukur, tualeti dhe veshja, e bejne te duket e madhe. Vajza e nje milionareje, kerkon princin e kalter. Fatkeqesisht, asnje nuk eshte I tille.

ON AIR:
E Hene - E Premte 16:05

Prodhim HD
Viti: 2008
Seri: 259

NGA 23/03/2009 – per here te pare ne TVKLAN


E hene - E premte 18:50

JETA SIPAS XHIMIT (According to JIM) eshte nje sit-com amerikan me situata komike, i cili transmetohet nga kanali televiziv ABC. Seriali komedi filloi transmetimin ne tetor 2001 dhe menjehere arriti nje audience te jashtezakonshme, dhe ne sezonin e dyte u be seriali komik me I ndjekur I kanalit ABC. Por jo vetem atje sit-comi According to Jim merr permasa te jashtezakonshme ne shikueshmeri ne te gjitha televizionet, duke siguruar audience te larte ne cdo shtet ku eshte shfaqur. Qe ne serite e para seriali terhoqi shume teleshikues, duke bere qe te jete nje nder serialet me te pare ne kanalin ABC. Shfaqja e serialit ishte aq e mire sa qe ABC guxoi dhe e vendosi kete serial ne te njejtin orar me serilalin shume te ndjekur “Fraise” qe transmetohej ne kanalin NBC. Duke u nisur nga suksesi I qendrueshem dhe I padiskutueshem ne audience seriali vazhdoi te shfaqet per 164 episode. Ne 15 Maj 2007, ne kanalin televiziv ABC u anoncua se seriali nuk do te kishte me nje tjeter sezon, pas atij me nr.6. Por pasi u pane rezultatet e shikueshmerise si edhe duke u nisur nga kerkesat e shumta te teleshikuesve, u vendos qe te xhirohet sezoni i 7 me 18 episodet e reja te cilat vazhdojne te transmetohen ne ABC.

Jim ( aktori Jim Belushi me origjine shqiptare) eshte nje baba kerkues por I dashur. Ai eshte I martuar me nje grua te mrekullueshme, Cheryl (Courtner Thorne-Smith, aktoria qe e kemi pare ne filmat “Ally Mc Beal”, “Merlose Place”etj) nene e tre femijeve – Rudi, Gracei dhe Kyle- te cilet jetojne ne nje shtepi te madhe dhe komode. Cdo gje shkon shume mire per Jimin, nese nuk do te ishte per situatat e ngaterruara ne te cilat ai gjendet rastesisht dhe per dembelizmin e tij, te cilat e vene ate te kerkoje alternativa te ndryshme per te kryer detyrat e tij ne rruge sa me pak te lodhshme. • Sigurisht te jesh ne replika gjate gjithe kohes me motren e gruas nuk ndihmon aspak. Ndersa Andi mund te jete shoku I tij me I mire, Dana shpesh anon nga ana e Cheryl kundra Jim. Per tu larguar Jim fshihet ne garazhin e tij ne te cilen nuk shkon per te gjetur qetesi …por gjashte burra qe perbejne banden qe luan muziken Bluz. Martese e lumtur me tre femije, Jimi eshte figura e nje Amerikani te zakonshem, jo I shkathet apo I shpejte per te kapur situatat por thelle thelle I bute, I dashur dhe I dhimbsur.

Cheryl, gruaja e Jimit, eshte nje grua e zgjuar dhe e sofistikuar e cila vullnetarisht I eshte dhene familjes dhe femijeve te saj me nje burre te thjeshte qe e ben ate te qeshe dhe qe e adhuron ate.

Dana (Kimberly Williams, tek filmi “Babai dhe Nusja”) eshte motra e Cheryl. Zevendes Presidente ne nje agjensi publicitare, ajo eshte beqare dhe e bukur por driteshkurter dhe egoiste. Ajo lufton shume per te patur nje takim te pare dashuror, por nuk vazhdon kurre ne nje takim te dyte. Ajo adhuron te dy mbesat e saj dhe nipin e vogel – dhe vdes te luftoje Jimin me te gjitha format.

Vellai me I vogel I Cheryl, Andi (Larry Joe Campbell), eshte me temperament dhe I ndjeshem, nje arkitekt I cili eshte ne te njejtin biznes me Jimin qe luan edhe me banden e tij te Bluzit. • Pra ky eshte Jimi – nje burre I cili njeh mire se celesi I nje martese te mire eshte te jesh gjithmone dakort kur gruaja flet, sikur je duke e degjuar.

“According to Jim” dhe James Belushi aktori shqiptar
James Edgar Belushi eshte femija I trete nga kater femijet e nje pronari restoranti dhe e nje farmacisteje. Ai lindi ne Cikago, Ilinois me 15 Qershor 1954. babai I tij, Adam Belushi,eshte larguar nga Shqiperia ne moshen 15-vjecare. Ai emigroi ne Amerike per nje jete me te mire. James Belushi eshte rritur nen frymen e fese ortodokse, dhe qe femije I eshte mesuar se edhe pse eshte lindur dhe rritur ne SHBA ai do te mbetet gjithmone nje shqiptare. Si vellai I tij me I madh Jon Belushi, edhe James u shkollua ne shkollat me te mira dhe kryu universitetin ne Ilinois ku mori diplomen ne Artet e Bukura dega Drame.

Mbasi u diplomua ne 1977, James Belushi filloi karieren e tij si aktor duke punuar ne Second City Troupe per dy vjet, nje grup ne te cilin me pare kishte luajtur edh vellai I tij me I madh Jon Belushi, nen guiden e producentit Joyce Sloane, ai filloi te binte ne sy per intesitetin e lojes aktoriale. Ne 1978 Belushi luan rolin e tij te pare televiziv (NBC) ne komedine e shkurter “Who’s Watching the Kids”. Ne 1979 ai shfaqet ne dramen “Sexual Perversity in Chicago” ku luan ne menyre imresionante rolin e Bernie Litgo. Vazhda ne role teatrale e ben emrin e tij te njohur ne qarqet artistike. Me 5 Mars 82 ndodh tragjedia e vdekjes se artistit Jon Belushi, nje vit me vone Belushi I ri rikthehet ne skene edhe pse tashme kishte marre zakonin e alkolit. Megjithate puna ne role te ndryshme e detyron ate ti pervishet punes e te dale nga erresira e alkolit. Rolet e tij ne filmat si: Number One with a Bullet (1987), Salvator (1986), The Principal (1987), Real Man (1987), Red Heat (1988), K-9 (1999). Me nje deshire per filmin dhe rolet e tij Belushi shfaqi nje figure artistike te kompletuar edhe si aktor komik si ne: Taking Care of Business (19990), Mr.Destiny (1990), Onely the Lonely (1991), dhe Curly Sue (1991). Me pas ne 1993 shfaqet ne serialin televiziv “Wild Palms” ne kanalin ABC.

Pasi e shohim te shfaqet si ne filmat dramatik ne role kryesore, teater, filmat komedi ne 2000 e shohim te shfaqet ne “Return to Me” dhe ne “Joe Somebody” 2001, Belushi merr nje hov te madh kur I ofrohet roli karakterial ne serialin televiziv primetime te kanalit televiziv ABC “According to Jim” 2001 – 2007. Seriali ishte nje sukses I menjehershem dhe Belushi gjendet menjehere si nje nga yjet me te ndjekur te televizionit ne SHBA. Por jo vetem atje seriali televiziv According to Jim merr permasa te medha ne te gjithe televizionet me audience te larte ne cdo shtet., si ne: Rusi,Germani,Italy Danimark, Brazil, Kroaci, Argjentin, Norvegji, Angli, Hungari, Austri, Maqedoni, Ireland, Sloveni, Spanj, Turqi,, Suedi, Finland, Meksike.

Nga sondazhet e ndryshme mbi audiencen e ketij seriali televiziv kane rezultuar shifra maksimale te shikueshmerise se tij. Pasqyrimi I nje jete te thjeshte familjare, ndodhite, problemet, gezimet familjare, te ngritura keto ne artin e humorit te terheqin, te bejne per vete, te gjitha keto transmetohen tek publiku nga nje cast I mrekullueshem aktoresh te cilet me elokuencen, mimiken dhe humorin e tyre te lindur te bejne te gjesh vetveten ne te njejta situata jetike.

Klan ka marreveshje ekskluzive qe nga viti shtatori 2007, me kompanine “Walt Disney” per transmetimin e te gjitha sezoneve televizive te “According to Jim” per territorin shqiptar.

ON AIR:
E hene – E Premte, 18:50

ACCORDING TO JIM NE TV:
• Albania: Jeta Sipas Xhimit (Klan Tv)
• Australia: According to Jim (Seven Network, FOX8)
• Austria: Jim hat immer Recht! (ORF1)
• Bosnia and Herzegovina: Svijet po Džimu (BHT)
• Belgium: According to Jim (VT4)
• Brazil: O Jim é assim (SBT, Sony)
• Bulgaria: Питайте Джим (bTV)
• Canada: According to Jim (CTV)
• Croatia: Svijet prema Jimu (HRT,NOVA TV)
• Denmark: According to Jim (TV3+)
• Egypt: According to Jim (Channel 2)
• Finland: Perheen kalleudet (MTV3)
• Germany: Immer wieder Jim (RTL II)
• India: According to Jim (Star World)
• Israel: החיים לפי ג'ים (Xtra Hot)
• Italy: La vita secondo Jim (Italia 1)
• Latvia: Džima Dēļ (LNT)
• Macedonia: Како ќе каже Џим (A1)
• Maldives: According to Jim (STAR World)
• Netherlands: According to Jim (SBS6)
• New Zealand: According to Jim (TV2)
• Norway: According to Jim (TV3 (Norway))
• Pakistan: According to Jim (STAR World)
• Philippines: According to Jim (STAR World)
• Poland: Jim wie lepiej (Comedy Central)
• Portugal: O mundo de Jim (Fox Life)
• Russia: Как сказал Джим (СТС)
• Saudi Arabia: According To Jim (MBC 4)
• Singapore: According to Jim (Star World)
• Slovenia: Jimova družina (Kanal A)
• Spain: El mundo según Jim (La Sexta)
• Sweden: Jims Värld (TV3)
• Thailand: According To Jim (True Series / Star World)
• Turkey: According to Jim (CNBC-e)
• United Kingdom: According to Jim (LIVINGtv)
• Ukraine: Як сказав Джим (Novyi Kanal)
• United States: According to Jim (ABC) / (TBS)
• United Arab Emirates: According to Jim (Dubai One)

Serial Premiere

ANATOMIA E GREIT (Grey's Anatomy), serial hit nga kanali amerikan ABC. Aktualisht ne transmetim ne mbi 100 televizione ne te gjithe botes, si pasoje e suksesit te jashtezakonshem. Miresevini ne spitalin “Grace”. Puna ne spitalin me te mire te post-Hawardit, eshte trajnimi me kerkues per “rekrutet” e rinj doktore. Njihuni me MEREDITH, IZZIE, GEORGE, ALEX dhe CRISTINA. Dje ishin studente. Sot jane doktore. Dhe nese ia dalin te “mbijetojne” ne keta 7 vjet ne “Grace”, atehere do te jene kirurge. Por pjesa tjeter e jetes nuk ndalon, sespe minutat e tyre te jetes jane te veshtira (ashtu sikurse per te gjithe ne). Keshtu ata duhet te merren me xhelozi te dashurish, prinder te semure, marredhenie vetem nje nate, kriza familjare dhe … per t’u mbeshtetur, kane njeri-tjetrin.

Seriali fokuson vemendjen tek te rinjte qe duan te behen mjeke, por ne te njejten kohe, mjeke qe duan te mbeten njerezore. Intensiteti i drames dhe stresi i stazhit ne menyre perfekte miksuar me anen sentimentale, me jeten e koklavitur te ketyre te rinjve qe jane duke zbuluar se as mjekesia dhe as lidhjet sentimetale mund te percaktohen vetem me te bardhe e te zeze.

Jeta e vertete ka shume sfumatura gri…

ON AIR:
Se Shpejti - SERITE E REJA

“Grey's Anatomy“ eshte serili fitues i disa cmimeve prestigjoze „Emmy“ dhe „Golden Globe“:
Golden Globe per serine dramatike me te mire (2007) (2008)
Golden Globe per aktoren me te mire jo protagoniste Sandra Oh (2006)
Emmy Award per artistet me te mire ne nje seri dramatike (2006)
NAACP Image Award per aktorin me te mire protagonist Isaiah Washington, per aktoren me te mire jo protagoniste Chandra Wilson, per skenaristen me te mire ne episodin dramatik „It‘s the end of the World“ Shonda Rhimes, (2007)
SAG Award per aktoren me te mire Chandra Wilson dhe per trupen me te mire ne serine dramatike 4 (2007)

Pese protagoniste, me nje objektiv te vetem: te behen mjeket me te mire te
vendit, eshte ky qellimi i Meredith Grey, dhe i stafit te saj; koreanes aq
shume kapriciose Cristina Yang, rremujaxhiun George O'Malley, per te
pasigurten por shume te afte Izzie Stivens, dhe per arrogantin Alex Karev.
Permes rasteve te veshtira klinike, permes ndjesive sentimentale, te peste do
te provojne te mbijetojne e te rriten se bashku.

Grey's Anatomy eshte seriali televiziv qe me transmetimin e tij ne kanalin televiziv ABC ka fituar nje shikueshmeri te madhe. Nga Shonda Rhimes, shkrimtare e Grey’s Anatomy. Grey's Anatomy ka realizuar 4 sezone, sezoni i peste eshte ne fazen e
prodhimit.

Operacione.. Relacione... Komplikacione...
Ambiciet e tyre profesionale dhe aspiratat personale, ne nje gershetim qe nderthur praktika trapiantesh, diagnoza klinike, trasgresione seksuale dhe sentimentale dhe probleme familjare. Te peste luftojne per te ndertuar nje miqesi ne kete ambient aq te stresueshem ne te cilin vashdimisht ceshtjet jane o jete o vdekje.
Nje rendesi shume te madhe mban roli i vajvaze, te impenjuara me te njejten kembengulje e vendosmeri ne drejtimin e historive sentimentale dhe impenjimeve profesionale: Meredith, (Ellen Pompeo), e embel dhe kryeneçe, koleksionuese e historive te nje nate, ambiciet profesionale te se ciles jane te erreta nga nje sekret i rende familjar; Isobel 'Izzie' Stevens (Katherine Heigl), vajza tipike e provinces se humbur amerikane me nje te kaluar prej modeleje veshjesh intime (per te paguar studimet) dhe nje problem prezent autostime; dhe Cristina (Sandra Oh),ambicioze, kompetitive dhe e vendosur pertej cdo kufiri.
Perkrah tyre jane djemte, George O'Malley (T.R. Knight), i pasigurte e i hutuar, djaloshi tipik i embel dhe i pathyeshem i portes ngjitur; dhe Alex Karev (Justin Chambers), nje tip “mendjemadhi”, qe fsheh origjinen e tij modeste pas nje sjelljeje te ashper e arrogante.
Ne drejtimin e ketyre mjekeve te rinj do te gjejme Miranda Bailey (Chandra Wilson) pergjegjesen e grupit, nje njeri qe njeh vetem metodat e rrepta, aq sa therritet me emrin “The Nazi”. Derek Shepherd (Patrick Dempsey) nje kirurg simpatik dhe shume i zoti, i cili qe ne puntaten e pare do te zbulohet se eshte flirti sekret i Meredith, dhe se fundi Preston Burke (Isaiah Washington), arroganca e te cilit vihet ne plan te dyte fale zotesise se tij ne bisturi. Te gjithe supervizionohen nga Doktor Richard Webber (James Pickens Jr) drejtuesi prinderor dhe shef i repartit te kirurgjise.

Grey’s Anatomy ka patur nje shikueshmeri te padiskutueshme jo vetem ne SHBA nepermjet kanalit televiziv ABC por edhe ne kanale televizive neper bote, si ne:
• Africa: DStv subscribers M-net
• Albania: KLAN
• Arab World: MBC 4
• Argentina: Sony Entertainment Television
• Australia: Channel Seven and Foxtel
• Austria: ORF 1
• Brazil: Sony Entertainment Television
• Belgium: VijfTV, RTL-TVI
• Bulgaria: bTV
• Canada: CTV, SRC
• Chile: Sony Entertainment Television and TVN
• Colombia: SPT
• Costa Rica: Sony Entertainment Television and Teletica
• Croatia: Nova TV
• Czech Republic: TV Prima
• Denmark: Kanal 4
• Dominican Republic: Sony Entertainment Television
• Estonia: TV 3
• El Salvador: Sony Entertainment Television, Canal 2 TCS, Canal 12
• Finland: Nelonen
• France: TF1
• Germany: ProSieben
• Greece: Alter Channel
• Guatemala: Sony Entertainment Television
• Hong Kong: ATV, Star World
• Hungary: RTL Klub
• Iceland: Stoo 2
• India: Star World
• Indonesia: Star World
• Ireland: RTÉ Two
• Israel: yesSTARS
• Italy: Fox Life, Italia1
• Japan: WOWOW
• Korea (South): KBS2, CGV
• Latvia: LTV1
• Latin America: Sony Entertainment Television
• Malaysia: TV3, ntv7, Star World
• Middle East: MBC4
• México: Sony Entertainment Television, TV Azteca
• The Netherlands: Net 5
• New Zealand: TV2
• Norway: TV2
• Panama: RPC (Canal 4)
• Pakistan: M-Net, Star World
• Paraguay: Sony Entertainment Television
• Peru: Sony Entertainment Television
• Philippines: Studio 23, Star World
• Poland: Fox Life, Polsat
• Portugal: Fox Life, RTP 1
• Romania: TVR 1
• Russia: CTC
• Saudi Arabia: Showtime Arabia
• Serbia: B92
• Singapore: Channel 5, Star World
• Slovakia: Jednotka
• Slovenia: Kanal A
• South Africa: Mnet
• Spain: Cuatro, Fox TV
• Sweden: Kanal 5
• Switzerland: SF zwei, TSR 1
• Taiwan: TV[2]
• Thailand: Star World
• Turkey: DiziMax
• United Kingdom: LIVINGtv , Five , Hallmark Channel (UK), Five US
• USA: ABC
• Venezuela: Sony Entertainment Television, Televen

Albania: Klan ka marreveshje ekskluzive qe nga viti shtatori 2007, me kompanine “Walt Disney” per transmetimin e te gjitha sezoneve televizive te “Grey’s Anatomy” per territorin shqiptar.
Mbreteria e Bashkuar: Grey’s Anatomy eshte transmetuar fillimisht ne kanalin kabllor Living, dhe me pas ne kanalin nacional Five. Transmetimi ne kete kanal televiziv u shoqerua me nje fushate shume te madhe publicitare e cila do te quhet ndryshe edhe Dashuri e Pasherueshme dhe Vlere qe kthehet ne Semundje.
Australia: Grey’s Anatomy me nje popullaritet shume te madh ne konkurence edhe me serialin tjeter televiziv CSI, ka shenuar nje shikueshmeri te audiences prej 4.858.000 per sezonin e shfaqur ne Shkurt te 2007.
Irlande: Grey’s Anatomy ne sesonin e pare eshte lancuar nen sloganin “My so called McLife”. Kritika pati nje qendrim shume pozitiv. Transmetimi I sezonint te dyte ne Maj 2007 shenoi nje rritje te audiences krahasuar me sezonin e pare prej 92% me shume.
Fakte:
• Seria e pare e serialit te 3 ka mundur per here te pare numrin e audiences se serialit tjeter shume te pare CSI me 25 milion teleshikues.
• Titulli I serialit Grey’s luan ndermjet mbiemrit te protagonistes kryesore Meredith Grey dhe Henry Grey I cili eshte autori I famshem I manualit mjeksore te anatomise Grey’s Anatomy – Anatomia e Grey-it.
• Grey’s Anatomy ne ABC, qe ne sezonin e tij te pare eshte transmetuar gjate po te njejtit orar me CSI Crime Scene Investigation ne CBS, ka shenuar nje audience 3 milion shikues me shume se CSI.
• Ne versionin origjinal titujt e cdo episodi korrespondojne me tituj te kengeve me te degjuara. Ne 2007 volumi I dyte I kolones zanore te Grey’s Anatomy ishte kandidat per cmimin Grammy Award ne kategorine Best Compilation Soundtrack Album for Motion Picture, Television or other Visual Media.

E Hene - Premte 18:20
Beautiful, soap-opera me e shikuar ne bote, seriali me I gjate, me I kushtueshem dhe me fashion I te gjitha koherave. Soap-opera amerikane qe ka bere epoke ne historine televizive boterore qe nga 23 mars 1987 dhe ka nje audience mesatare prej 26.2 milione shikues ne 110 vende ku shfaqet akualisht.

Saga televizive e familjes Forrester dhe asaj Spektra, dy rivale te perjeteshme ne boten e magjishme te modes amerikane. Ne boten e modes alta-klas, te jesh i drejte dhe i bukur, eshte esenciale po aq sa edhe nje fustan i zi i shkurter. Familja Forrester mbreteron moden amerikane, por drama e vertete shpaloset ne « prapaskenat » e pasarelave.

Tani edhe ne KLAN, ekskluzive per territorin shqiptar.

ON AIR
E hene - E premte 18:20


Nga producenti Bradley Phillip Bell. Drame unike me personazhe mite:
Susan Flannery - Stephanie Forrester
Jennifer Gareis - Donna Logan Forrester
Winsor Harmon - Thorne Forrester
Ashley Jones - Dr. Bridget Forrester Marone
Lesli Kay - Felicia Forrester
Katherine Kelly Lang - Brooke Logan
Kyle Lowder - Rick Forrester
John McCook - Eric Forrester
Ronn Moss - Ridge Forrester
Hunter Tylo - Dr. Taylor Hayes

Broadcasters (Transmetuesit):
EUROPE
ALBANIA KLAN
BELGIUM AB3
BELGIUM Vijf
BULGARIA BNTV
DENMARK Kanal4
ESTONIA TV3
FINLAND MTV3
FRANCE FRANCE2
GERMANY ZDF
GREECE ERT3
ICELAND 365
ITALY Canale5
LATVIA LTV
LUXEMBOURG RTL9
NETHERLANDS SBS6
NORWAY TV Norge
POLAND TVP1
ROMANIA Prima TV
SERBIA Fox Serbia
SWEDEN TV4+
SWITZERLAND TSR
UK Diva TV
NORTH AMERICA
USA CBS
CANADA CTV
CANADA TVA
MIDDLE EAST
UAE Dubai One
EGYPT Dream TV
ISRAEL YES
AUSTRALASIA
AUSTRALIA Network 10
NEW ZEALAND Prime TV
PAN ASIA TV Star TV
SRI LANKA ETV
CARIBEAN
BARBADOS CBC
JAMAICA TVJ
TRINIDAD CCN-TV6
AFRICA
BOTSWANA BTV
GAMBIA GRTS
KENYA KBC
NAMIBIA NBC
NIGERIA IBC
PAN AFRICA MNET AFRICA
SOUTH AFRICA SABC 1
SWAZILAND SwaziTV
ZAMBIA Mobitel
Etc..

Cmimet:
Ne 12 vjet, The Bold and the Beautiful ka marre 133 kandidatura “Emmy® Award” dhe 41 cmime “Emmy “ nga “National Academy of Television Arts and Sciences”:

2008

35th ANNUAL DAYTIME EMMY® AWARDS
Outstanding Achievement in Art Direction/Set Decoration/Scenic Design for a Drama Series
Outstanding Drama Series Directing Team
Outstanding Achievement in Multiple Camera Editing for a Drama Series
Outstanding Achievement in Lighting Direction for a Drama Series
Outstanding Achievement in Music Direction and Composition for a Drama Series
Outstanding Supporting Actress in a Drama Series: Heather Tom
Outstanding Achievement in Live & Direct to Tape Sound Mixing for a Drama Series
Outstanding Achievement in Technical Direction/Electronic Camera/Video Control for a Drama Series
Outstanding Drama Series Writing

3rd INTERNATIONAL TV AUDIENCE AWARDS (Monte Carlo, Monaco)
”Most Watched Telenovela/ Soap”

39th ANNUAL NAACP IMAGE AWARDS
“Outstanding Actor in a Daytime Drama Series”- Mykel Shannon Jenkins

EMMY AWARDS
• 2004 "Outstanding Younger Actress in a Drama Series"
Jennifer Finnigan (Bridget Forrester)
• 2003 "Outstanding Lead Actress in a Drama Series"
Susan Flannery (Stephanie Forrester)
• 2003 "Outstanding Younger Actress in a Drama Series"
Jennifer Finnigan (Bridget Forrester)
• 2002 "Outstanding Lead Actress in a Drama Series"
Susan Flannery (Stephanie Forrester)
• 2002 "Outstanding Younger Actress in a Drama Series"
Jennifer Finnigan (Bridget Forrester Sharpe)
• 2001 "Outstanding Younger Actor in a Drama Series"
Justin Torkildsen (Rick Forrester)
• 2001 "Outstanding Younger Actress in a Drama Series"
Adrienne Frantz (Ambrosia Moore Forrester)
• 2000 "Outstanding Lead Actress in a Drama Series"
Susan Flannery (Stephanie Forrester)
• 1997 "Outstanding Supporting Actor in a Drama Series"
Ian Buchanan (Dr. James Warwick)

TV Soap Golden Boomerang Awards
• 2006 "Best Show" The Bold and the Beautiful
• 2006 "Best Actress" Katherine Kelly Lang (Brooke Forrester Marone)
• 2006 "Best Actor" Jack Wagner (Dominick Marone)
• 2006 "Best Younger Actress" Ashley Jones (Bridget Forrester Marone)
• 2006 "Best Supporting Actor" Winsor Harmon (Thorne Forrester)
• 2006 "Best Supporting Actress" Lesley-Anne Down (Jacqueline Payne Marone)

nga Bledi Strakosha

Nje format origjinal, qe rivjen per nostalgjine e gjithe teleshikuesve, por duke zbuluar karaktere te tjera, personazhe te rinj e pse jo edhe ane te panjohura te jetes se tyre. Natyrisht, ne qender te emisionit do te jene figura te njohura publike ne vend, te cilet do te rrefehen perpara kameres per te gjithe publikun dhe fansat e vecante, cdo te diele ne ora 23.35. Pas nje pauze tre vjecare, rikthehet BLUE tek publiku per te ripare kete format me personazhe te rinj, e pse jo edhe personazhe qe kane qene te ftuar dikur, por qe mund te vazhdojne te kane dicka per te thene. Kete sezon te ri te BLUE do te rrefehen edhe personazhe te rinj ne moshe, kengetare te cilat sot mund te jene tek te 20-at, por qe e kane nisur karrieren qe ne festivalet e femijeve, keshtu qe kane se c'te tregojne. Kjo eshte nje nga pikat me te forta, sepse te gjithe bashke do t'i shohim ata, ne nje dimension me jetesor, por edhe intelektual, te cilin nuk e kemi ditur, se realisht mund ta kene. Serish nje pamje e kryeqytetit do te sherbeje si elementi me i mire skenografik, ne edicionin e ri te emisionit "Blue".

Sezoni i III-te - nga 12 tetor 2008

ON AIR:
E Diele 23:35


Personazhe te ftuar ne BLUE
SEZONI I PARE:

1. ZHANI CIKO - muzikant

2. JOZEFINA TOPALLI - politikane PD

3. INVA MULA - soprano

4. PIRRO MILKANI - regjisor, aktor

5. MAKS VELO - piktor

6. MIMOZA AHMETI - shkrimtare, këngëtare

7. HELENA KADARE - shkrimtare

8. ALBERT MINGA - regjisor, aktor

9. KRESHNIK TARTARI - trajner

10. EDI LUARASI - aktore

11. AGRON ALIAJ - baletmaestër

12. ENO KOÇO - dirigjent

13. AGRON LLAKAJ - aktor

14. RUZHDI PULAHA - shkrimtar

15. VALBONA ÇOBA - fotomodele, aktore

16. MEVLAN SHANAJ - regjisor, aktor

17. NERITAN CEKA - arkeolog, politikan PAD

18. EDMOND BUDINA - regjisor, aktor

19. ZANA ÇELA - producente

20. GULJELM RADOJA - aktor

21. ROBERT RADOJA - muzikant, pianist

22. PIRRO ÇAKO - kantautor

23. DHORA LEKA - kompozitore, partizane

24. EDIT’H MIHALI - soprano

25. MENTOR PETRELA - neurokirurg

26. VIKTOR GJIKA - kineast

27. RAJMONDA BULKU - aktore

28. ARDIT GJEBREA - kantautor, showman

29. ADI KRASTA - gazetar, showman

30. BIRÇE HASKO - aktor

31. PAULO COELHO - shkrimtar Brazilian

32. MARIE THERESE MARCHAL - businesswomen

33. LUAN RAMA - publicist, politikan PS

34. GJERGJ XHUVANI - regjisor

35. XHEVDET FERRI - aktor

36. LUAN ZHEGU - kantautor

37. RUDINA MAGJISTARI - prezantuese, producente

38. VLADIMIR PRIFTI - regjisor

39. ENKELEJDA SHKOZA - mexosoprano

40. MARGARITA KRISTIDHI - MILKANI - pianiste

41. EDMOND TUPJA - përkthyes, publicist

42. MARJETA LJARJA - aktore

43. BLENDI FEVZIU - gazetar


SEZONI I DYTE:

44. ARTA DADE - politikane PS

45. ALFONS GURASHI - gazetar

46. SPARTAK PECANI - regjisor

47. VANGJEL GRABOCKA - aktor

48. ARIAN ÇANI - gazetar

49. SAIMIR KUMBARO - regjisor

50. ANIDA TAKE - këngëtare

51. AGIM ZAJMI - piktor, skenograf

52. DIANA ÇULI - shkrimtare

53. PASKAL MILO - historian, politikan PDS

54. SKENDER SHERIFI - poet

55. RUDINA XHUNGA - gazetare

56. YLLI PANGO - profesor, doktor

57. FATOS KONGOLI - shkrimtar

58. PELLUMB XHUFI - historian, politikan LSI

59. ROVENA DILO - këngëtare

60. ARTAN MINAROLLI - regjisor

61. STEFAN ÇAPALIKU - shkrimtar

62. VALBONA SELIMLLARI - Miss-i I Parë Shqiptar

63. BESNIK MUSTAFAJ - shkrimtar, politikan PD

64. AGRON ÇOBANI - gazetar, drejtor I TVSH

65. NATASHA LAKO - poete, skenariste

66. NORA ÇASHKU - pianiste

67. ZHULIANA JORGANXHI - poete

68. VISAR ZHITI - shkrimtar

69. ANITA TARTARI - pianiste

70. ALFRED UÇI - profesor, akademik

71. LLAQI NAKO - koreograf

Autor I programit: BLEDI STRAKOSHA

Regjisorë: JULIAN NAPOLONI (sezoni I parë) & INDRIT ÇOBANI (sezoni I dytë)

Dr HOUSE
cdo te Marte 21:05
Seriali HIT qe ka siguruar fansa te devotshem ne te gjithe boten - HOUSE eshte nje serial I ri dramatik-mjekesor qe zgjidh mistere, ku “e keqja” eshte nje semundje, ndersa heroi – eshte nje doktor I pandryshueshem dhe kundershtues, I cili nuk I beson njeriu, te pakten pacienteve te tij.

Nga producentet ekzekutive Katie Jacobs, David Shore, Paul Attanasio dhe Bryan Singer, ky serial sjell ne tregun nderkombetar televiziv, karakterin me te famshem dhe origjinal - Dr. Gregory House. I interpretuar nga aktori fitues I cmimit Golden Globe® Hugh Laurie, personazhi yne eshte nje “maniak” I adhuruar nga te gjithe dhe nje psikolog me te “meta”, I cili si me magji, arrin qe nje skenar te shkruar per nje serial dramatik, t’a coje ne nivelin per nje takim te pazevendesueshem ne televizion.

Aktualisht, ne sezonin e V-te ne FOX, HOUSE mbetet seriali me I ndjekur amerikan, duke mbizoteruar “prime-time” amerikan dhe duke patur “ratings” gjithnje e ne rritje. House eshte gjithashtu ne vendet ku po shfaqet, nje eksport “top” nderkombetar ne Australi, France, Gjermani, Itali, Hollande, Spanje, Suedi, Mbreteri e Bashkuar, Greqi dhe Hungari,

e se fundi HOUSE mberrin per here te pare edhe ne nje ekran shqiptar, ekskluzivisht.

ON AIR:
E Marte 21:05


“HOUSE”, i njohur edhe si “Dr. HOUSE, M.D.”, është një dramë mjekësore amerikane fituese e çmimit “Emmy” dhe “Peabody”, e cila debutoi në rrjetin FOX më 19 nëntor 2004. Seriali I famshem u krijua nga David Shore, me producent ekzekutiv Shore dhe regjisorin Bryan Singer. Gjatë sezonit televiziv amerikan 2007-2008, “HOUSE” ishte seriali më i ndjekur në televizion dhe programi i tretë më i ndjekur ne SHBA gjate sezonit tv. Protagonist i serialit është aktori anglez Hugh Laurie, në rolin e personazhit amerikan Dr. Gregory HOUSE, një rol për të cilin ai fitoi cmimin “Globin e Artë” në vitet 2006 e 2007 dhe në vitin 2007 “Screen Actors Guild Award” si aktori më i mirë në një dramë televizive. Seriali është transmetuar për 4 sezone dhe i pesti është programuar të fillojë më 16 shtator 2008.

Përmbledhje e serialit:
Gregory HOUSE është një gjeni rebel mjekësie që drejton një ekip diagnostikuesish në spitalin imagjinar universitar “Princeton-Plainsboro” të Nju Xhersit. Shumica e episodeve fillojnë me një ngjarje diku jashtë spitalit, e cila përshkruan natyrën e simptomave të pacientit kryesor të atij episodi. Episodi ndjek ekipin në përpjekjet për diagnostikimin dhe kurimin e pacientit.
Departamenti i “HOUSE”, i njohur në mbarë botën, viziton vetëm pacientë që kanë dështuar në marrjen e diagnozës së saktë, duke i bërë rastet e tyre jashtë mase të ndërlikuara dhe delikate. Veç kësaj, HOUSE i kundërshton rastet të cilat nuk i duken interesante. Rastet e paraqitura, shpesh janë të rralla, por tepër reale dhe përshkruhen nga Andrew Holtz, autori i “Medical Science of HOUSE, M.D” si një konglomerat i të gjitha gjërave më të këqija që mund t’u ndodhin njerëzve në mbarë botën, por që këtu përfshihen brenda një komuniteti të vogël.
Ekipi mjekësor diagnostikon bazuar në metodën Sokratike e në diagnozën diferenciale dhe diskutimet drejtohen nga dr.HOUSE. Dr.HOUSE shpesh i zhvlerëson informacionet dhe mendimet e vartësve të tij, duke theksuar se në vlerësimet e tyre nuk kanë marrë parasysh faktorë të ndryshëm që lidhen me problemin. Zakonisht pacienti diagnostikohet gabim gjatë episodit dhe kurohet me mjekime të përshtatshme për diagnozën e gabuar. Kjo zakonisht shkakton komplikacione të mëtejshme tek pacienti, por nga ana tjetër ndihmon në zbulimin e diagnozës së saktë nga HOUSE e ekipi i tij bazuar në simptomat e reja.
Shpesh sëmundja nuk mund të zbulohet lehtë, sepse pacienti ka gënjyer për simptomat dhe rrethanat. HOUSE mërmërit shpesh “të gjithë gënjejnë”, ose deklaron gjatë diskutimeve me ekipin mjekësor se “pacienti gënjen” ose “simptomat nuk gënjejnë kurrë”. Edhe kur nuk deklarohet shprehimisht, kjo hamendje e udhëheq HOUSE drejt vendimeve dhe diagnostikimeve.
Për shkak se teoritë e dr.HOUSE rreth sëmundjes së pacientit priren të bazohen në njohuri delikate ose të diskutueshme, ai shpesh e ka problem të sigurojë lejen e shefes së tij, administratores së spitalit, dr. Lisa Cuddy, për të kryer ndërhyrje mjekësore sipas tij të nevojshme, sidomos kur vetë këto ndërhyrje paraqesin rrezik të lartë ose janë të dyshimta në pikëpamjen etike.
Gjithashtu Cuddy i kërkon dr.HOUSE të kalojë kohë duke i trajtuar pacientët në ambulancë. Edhe kryerja pa qejf e kësaj detyre nga dr.HOUSE përsëritet shpesh në brendinë e serialit. Gjatë turnit në ambulancë, HOUSE-i i shushat pacientët me reagimin ndaj tyre dhe me kurat jokonformiste, por u lë mbresa me diagnozat e shpejta e të sakta pas asaj që duket si mungesë vëmendjeje. Zbulimet e bëra gjatë disa problemeve të thjeshta me të cilat përballet dr.HOUSE në ambulancë, shpesh e ndihmojnë atë që të zgjidhë rastin kryesor.
Në episod shfaqet vazhdimisht praktika e hyrjes në shtëpinë e pacientit, me ose pa leje, për të kërkuar të dhëna që mund të tregojnë një patologji. Fillimisht, krijuesi, David Shore, kishte ndërmend që seriali të ishte i tipit CSI, ku “të dyshuarit ishin mikrobet”, por që në atë kohë, është përqendruar më shumë tek personazhet, sesa tek mjedisi.
Një tjetër pjesë e madhe e përmbajtjes, përqendrohet tek abuzimi i dr.HOUSE me Vikodinën, për të administruar dhimbjen që rrjedh nga një infarkt i hershëm i muskulit kuadriceps, dëmtim që e detyron të ecë me ndihmën e një bastuni. HOUSE e pranon varësinë nga Vikodina, por thotë se nuk e ka problem sepse pilulat e ndihmojnë të kryejë detyrën dhe i heqin dhimbjen.
Varësia ka bërë që dy kolegë të tij, doktorët James Wilson dhe Lissa Cuddy, ta nxisin disa herë që të ndjekë seancat rehabilituese, por asnjë përpjekje nuk ka pasur sukses në dorëheqjen e dr.HOUSE nga droga. Nganjëherë kur HOUSE nuk siguron dot Vikodinë, ose kur mendon se vetëm ajo nuk mjafton për të lehtësuar dhimbjen, ai vetëmjekohet me qetësues të tjerë narkotikë si oksikodoni ose morfina.
Në shumë drejtime, HOUSE përfaqëson një Sherlok Holms të mjekësisë. Kjo ngjashmëri është e dukshme në disa elementë të përmbajtjes së serialit, siç është mbështetja e HOUSE tek psikologjia për zgjidhjen e një rasti, ngurrimi për të pranuar raste që nuk i duken interesante, varësia ndaj drogës, adresa e shtëpisë (apartamenti 221 B, i njëjti numër me atë të shtëpisë së Holmsit) dhe takimi i tij me një bandit të quajtur “Moriarty”, që është i njëjti emër me atë të kundërshtarit të Holmsit. Gjithashtu, krijuesi i serialit, David Shore, ka thënë se emri i dr.HOUSE, është nënkuptuar si “nderim” ndaj Sherlok Holmsit. Nga sa thuhet, fillimisht producentët ishin të pakënaqur nga provat fillestare për rolin e Gregory HOUSE. Kur Hugh Laurie bëri provën, kërkoi falje për pamjen e tij, sepse në atë kohë po xhironte filmin “Fluturimi i Feniksit”. Theksi amerikan i Laurie ishte aq i përsosur, sa Bryan Singer e veçoi si modelin e një aktori të vërtetë amerikan, pa qenë në dijeni të së kaluarës së Laurie. Më vonë Laurie theksoi se përshtypja e tij fillestare ishte se seriali bënte fjalë për dr. James Wilson. Skenari i referohej Wilson si një mjek me pamje “djaloshare” dhe Laurie mendoi se Wilsoni ishte personazh kryesor, kurse HOUSE ishte “ndihmës”. (Në atë kohë, seriali nuk ishte titulluar ende HOUSE). Vetëm kur mori ne dore, teledramën e plotë, e kuptoi se protagonist ishte HOUSE-i. Laurie, babai i të cilit kishte qenë vetë mjek, tha se ndihej fajtor që “po paguhej më shumë për t’u bërë një variant i rremë i të atit” pasi mori rolin e HOUSE.

Produksioni:
HOUSE-i transmetohet nga Fox. Seriali është një bashkë-produksion i Heel and Toe Films (Paul Attanasio dhe Katie Jacobs), Shore Z Productions (David Shore) dhe Bad Hat Harry Productions (Bryan Singer), në bashkëpunim me NBC Universal Television Group per FOX. Të treja shoqëritë janë përgjegjëse për produksionin dhe të katër personat janë producentë ekzekutivë të serialit. Idetë e David Shore-it janë frymëzuar nga dorëshkrimet e Berton Roueché.
Edicioni I 58-te I cmimeve te Emmy te “prime-time” (58th Prime Time Emmy Award), nderoi me cmime: Derek R. Hillin (stilist produksioni) dhe Danielle Berman-it, SDSA (Shoqata e Skenografëve) për çmimin e Artit Krijues, për Drejtim të Shkëlqyer Artistik, dhe për stilin me një kamera të vetme në episodet e sezonit të dytë “Autopsy”, “Distractions” dhe “Skin Deep”.
“59th Prime Time Emmy AWards” nderoi me çmim për Artin Krijues, për Grim të Jashtëzakonshëm në një serial, miniserial, film ose prodhim të veçantë, Dalia Dokter-in (Departamenti i Grimit dhe Protezave), Xhemi Kelman-in (Artiste e Grimit dhe e Protezave) dhe Ed French-in (Artist i Grimit dhe Protezave), për episodin e sezonit të tretë, me titull “Que Sera Sera”.

Vendi:
Pamjet e jashtme të Spitalit Universitar “Princeton-Plainsboro” në fakt janë të Princeton University’s Frist Campus Center, që është qendra studentore e universitetit. Sidoqoftë, xhirimet nuk janë bërë atje. Ato janë realizuar në studiot e FOX, në Century City.

Çmimet:
HOUSE-i mori një cmim “Peabody Award” në vitin 2005, për atë që “Peabody” e cilësoi si “një personazh kryesor jokonformist, një diagnostikues mizantrop” dhe për “rastet tipike për një Sherlok Holms mjekësor”. Të dy çmimet ndihmuan për ta bërë serialin “dramën më të veçantë mjekësore në një dekadë”. Në “American Film Institute Award” të vitit 2005, seriali ishte përzgjedhje zyrtare si Programi Televiziv i Vitit. Ai u propozua për çmimin Globi i Artë 2008 si seriali televiziv më i mirë dramatik.

Në vitin 2005, krijuesi David Shore fitoi çmimin Emmy për skenarin, me episodin e sezonit të parë “Three Stories”. Shkrimtari Lawrence Kaplow fitoi një cmim si skenari me I mire “Writers Guld of America” për episodin e sezonit të dytë, “Autopsy”.

Në vitet 2005, 2007, protagonisti Hugh Laurie u propozua për një çmim Emmy si Protagonisti më i Mirë në një serial dramatik. Ai fitoi Globin e Artë si aktori më i mirë në një dramë televizive në vitin 2006 dhe e përsëriti në vitin 2007 ku fitoi gjithashtu edhe çmimin “Screen Actors Guild” për interpretimin më të mirë në një serial dramatik. Laurie u propozua sërish në Golden Globe Award për çmimin “Aktori më i Mirë” në një Dramë Televizive.

CALIFORNICATION
se Shpejti
David Duchovny rikthehet me triumf ne televizion me nje serial komedi te ri nga CBS rreth nje novelisti Hank Moody (Duchovny), I cili lufton per te rritur vajzen e tij 13 vjecare, teksa po perpiqet te “rimekembe” marredhenien e tij me ish-te dashuren Karen (Natascha McElhone), dhe mbi te gjitha duke u perpjekur te rigreje karrieren e tij per te shkruar. Fiksimet e tij per te cilat eshte fanatik dhe sjellja e tij veteshkaterruese – pija, droga dhe seksi. Te gjitha se bashku… ne te njejten kohe pasurojne dhe shkaterrojne karrieren e tij. Por ai nuk heq dore nga asgje dhe nuk e vret shume mendjen, sepse kjo eshte JETA…

Nisur nga suksesi i jashtezakonshem, seriali u përtëri për një sezon të dytë më 7 shtator 2007. Episodi i fundit i sezonit të parë, i titulluar “The Last Waltz”, u transmetua fillimisht në Showtime më 29 tetor 2007. Sezoni i dytë filloi xhirimet në prill 2008. Premiera e sezonit të dytë është përcaktuar më 28 shtator 2008.

Serite:
Sezoni I – 12 episode (2007-8)
Sezoni II – 12 episose (2008-9)

Interpretojne:
David Duchovny (Hank Moody)
Natascha McElhone (Karen van der Beek)
Pamela Adlon (Marcy Runkle)
Madeleine Martin (Becca Moody)
Madeline Zima (Mia Lewis)
Evan Handler (Charlie Runkle)

Shtetet & TV ku shfaqet (kronologjikisht):
USA – Showtime
Kanada – TMN
Australi – Ten
Austri - ORF 1
Zelande e Re- TV3
UK – Five
Norvegji - TV2
Estoni - TV3
Danimarke - TV 2
Irlande - TV3
Izrael - xtra HOT
Itali – Italia1
Suedi - TV4
Finlande – Nelonen
Lituani - TV3
Letoni - TV6
Hollande – Central
Turqi - Max
Brazil - Warner Channel
Poloni & Bullgari & Sllovaki & Rumani & Republika Ceke & Hungary & Serbi – HBO
Poloni –UniChannel
Bullgari – AXN
Portugali - RTP 2
Belgjike - 2BE
Svicer– SF/TSR 1
France - M6
Afrike e jugut - MNet
Kili – TVN Kroaci – HRT
Gjermani – AXN
Spanje – Cuatro
Kore e Jugut – OCN
Rusi – DTV
Albania - KLAN