Content feed Comments Feed



Nga 17 janari 2011, çdo te hene nga ora 21:00 ne TV Klan, nen drejtimin e Agron Llakaj.
Rregullat, Rëndësia dhe Kuptimi
Shumica e konkurenteve konkurojnë për ta fituar titullin "Milioner" me Premion mbi 6 Milion Lek shqiptare apo 50,000.00 €.
Kjo premjo caktohet sipas të ardhurave mesatare dhe zhvillimit ekonomik te vendit (GDP). 50,000.00 € , nëse e llogarisim do të na delite se paga mesatare në  Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni sillet rreth 200,00 € deri 250,00 € dhe nëse e bëjmë një krahasim: 250,00 €  te pages mujore te një punëtori, atëherë do t’i duhen 20 vjet punë për vlerën e këtij çmimi. "Milioner" i mundëson çdo njëriu që këtë vlerë t’a fitojë brenda disa minutave. Pra, ky është Emisioni i vetëm që ofron këtë shpërblim për çdo javë dhe për secilin kandidat.

Shpjegimi mbi aplikimin për Kandidat
Kandidatët së pari do të aplikojnë nëpërmjet "Telefonit" apo dërgim të "SMS''-ve

APLIKIMI PËRMES TELEFONATËS:
  • Nga Shqiperia në nr. 0900 505 44 44 nga të gjithë operatoret Mobile dhe Fix.
  • Nga Kosova në nr. 0900 850 850, vetëm nga operatori PTK fix.
Në këtë "thirrje telefonike" sekretaria do t’iu shpjegojë procedurën e aplikimit, dhe nëse përgjigjeja e tij/saj është e saktë do t’i kërkohen këto të dhëna: Emrin Mbiemrin Numrin e Telefonit.

APLIKIMI ME SMS vetëm nga Shqipëria dhe Maqedonia:
  • Nga Maqedonia: 141 591
  • Nga Shqipëria: 511 15

Nëse aplikoni nëpërmjet SMS-ve , duhet të shkruani në TEKST: Milioneri Emri Mbiemri Qyteti (identifikimi i juaj) dhe dërgojeni nga Maqedonia në këtë nr. 141 591. Nga Shqiperia 511 15. SMS-in e dërgoni direkt ''pa prefix’’, dhe mund të aplikoni prej çdo Operatori mobile.

RREGULLAT PËR KANDIDATET QË ARRIJNË NË STUDIO
Shpenzimet dhe Hoteli për Kandidatët dhe shoqëruesit janë gratis.
Milioneri ka një Moderator i cili së pari i bën pyetjen për ''Gishti më i Shpejt'' që përmban 4 alternativa të cilat duhet renditur saktë.

Kandidati që jep përgjigje të saktë dhe më të shpejt, fiton të drejtën për t’u ulur në ‘’ Karrigen e Nxehtë’’, dhe do të filloji lojën me 15 pyetje, secila pyetje ka nga 4 alternativa, vetëm njëra është e saktë dhe duhet përgjigjur “Përgjigjeja ime e fundit është…” .

Nëse kandidati jep përgjigje të gabuar në cilën do pyetje të arritur, atëherë ai eliminohet prej lojës dhe fitimi i tij bie në shumën “E Garantuar”, nëse e ka fituar paraprakisht.

Kandidati ka të drejtë të ''TERHIQET" në çfdo moment, pasi t’a ketë parë pyetjen e rradhës dhe mund t'a marrë shumën e fituar aty ku ka arritur.

Kandidati mund t`i përdorë “TRE (3) NDIHMA
Kandidati mund t’a përdorë secilën nga "NDIHME" vetëm një herë, por nuk është i obliguar t’i përgjigjet pyetjes sipas ndihmës.

NDIHMAT JANE:
  • "NDIHMA 50:50" Dy nga përgjigjet eliminohen, mbesin vetëm dy alternativa për përgjigje, e saktë dhe një të pasaktë.
  • "NDIHMA PYET PUBLIKUN" Publiku është i pajisur me një telekomandë ku secili mund të jep mendimin e vet , pastaj kompjuteri shfaq rezultatet në përqindje. Ndërsa kandidati ka të drejtë ta marr vendimin e vet.
  • "NDIHMA TELEFONO MIKUN" Kandidati është i lejuar të telefonojë mikun dhe të pyes për përgjigjen e saktë në pytjen e shtruar. Janë vetëm 30 sekonda për t’u pergjigjur.


KUSH DO TE BEHET MILIONER është në kërkim të kandidatit që do të fitoj Preminë dhe Titullin MILIONER

Urojmë që ju të jeni fituesi!

blog comments powered by Disqus

About Us

My Photo
Ylbert Durishti
View my complete profile