Content feed Comments Feed


100 kenget me te bukura popullore
Nje program nga: Pandi Laco, Adi Hila & Bledi Laco

“Kenget e shekullit” eshte nje format origjinal televiziv, por tashme vjen si projekt i njohur dhe i suksesshem muzikor me dy edicionet e tij te kenges se lehte shqiptare. Kete here ai vjen me nje tjeter ide dhe permbajtje , sepse do te sjelle nje nje krijimatri krejt tjeter nga ajo e edicioneve te kaluara. Ai merr persiper te sjelle kenget me te bukura popullore e qytetare shqiptare, ate pjese shume te ndjeshme e te afert per te gjithe publikun televiziv. Programe televizive me muzike popullore jane realizuar mjaft, gjithashtu ka kanale televizive te dedikuara e tematike te muzikes popullore. Po ne rastin tone behet fjale per nje pune mjaft te kujdeshme me krijimtarine popullore, ne nje perzgjedhje te kalibruar te gjerave me te dashura e me te njohura, ne nje qemtim te perlave te muzikes popullore e qytetare. Per here te pare merret persiper te behet nje sondazh per kenget me te bukura te tabanit, ato qe na kane shoqeruar ne jeten tone ne cdo hap. Eshte nje format qe nderthur ritmet e emocionet. Jane 100 kenge shume te suksesshme, te cilat prezantohen ne 10 nete(10 te shtuna “prime time”) pra 10 kenge ne cdo mbremje. Keto kenge do ti nenshtrohen nje votimi te publikut permes mesazheve telefonike duke percaktuar nje “Superklasifikim”.

Presupozohet te kete shume sukses sepse jane kenget me te dashura per publikun, kenget qe dihen permendesh, qe kendohen neper festat dhe gezimet familjare.

Nje tjeter arsye qe garanton suksesin e programit eshte se kenget do te interpretohen nga 10 prej kengetareve me te kerkuar dhe me te mire shqiptare, versione te reja, me orkestracione moderne, te shoqeruara nga nje formacion i madh orchestral, te kenduara “Live”. Pas suksesit te spektaklit “Gjeniu i vogel” disa muaj me pare ne TV Klan, stafi realizues artistik i ketij programi i ka shanset te realizoje nje tjeter show me audience maksimale, e me parametra europiane, I cili do te transmetohet ne TV Klan.
Kenget do te interpretohen “live” ne studio, me nje pjesemarrje te gjalle te publikut ne salle duke perfshire ne nje klime festive edhe teleshikuesit ne shtepi. Nje band tjeter i karakterit mesdhetar do te percjelle dhe nje tjeter grup kengesh e kolazhesh “live” ne studio me artiste e personazhe te ftuar.

Programi do ti beje jehone krijimtarise se nje shekulli, artistit popull qe e ka krijuar ate por dhe artisteve te medhenj qe e kane percjelle ate, duke filluar nga Tefta Tashko, Hafize Leskoviku, Marie Kraja, Isuf Myzyri, Mustafa Bodini, Fitnete Rexha e deri ne artistet e medhenj bashkekohore Bik Ndoja, Grupi “Lira”, Pleqte e Krujes, etj etj.

Me kengetaret Yje:
Eranda Libohova, Stefi dhe Endri Prifti, Merita Halili, Frederik Ndoci, Rosela Gjylbegu, Maja, Sidtrit Bejleri, Ylli Baka, Selami Kolonja.

ON AIR NE KLAN: E SHTUNE 20:30
Nga 16 tetor 2010

blog comments powered by Disqus