Content feed Comments Feed

nga Blendi Fevziu.
Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare. Arena e politikes shqiptare, ne vitin e tij te 12-te televiziv.

Ne sesonin televiziv 2008/9, “Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.

Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.

Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:00 E ejnte – 21:00

Opinion", viti i dymbedhjete

Interviste me Blendi Fevziu (04 Shtator 2008 "Koha Jone")

Gazetari dhe analisti Blendi Fevziu eshte ne pergatitjet e fundit per te nisur transmetimin ne format te ri, te emisionit tashme 12-vjecar, "Opinion". Programi jo vetem politik do te transmetohet gjate sezonit televiziv 2008-2009, kater here ne jave dhe vjen me risi te cilat e bejne dhe me atraktiv emisionin qe ka kapur majat me te larta te audiences ne Shqiperi. Per keto risi dhe detajet te tjera qe lidhen me "Opinion", drejtuesi i saj Blendi Fevziu, rrefen pse vendosi te shtoje ditet e transmetimit dhe punen qe po behet me temat e zgjedhura. Fevziu flet dhe per gatishmerine e tij per nje debat te mundshem televiziv, mes Berishes dhe Rames.

I nderuar z.Fevziu, emisioni juaj deri se fundi i perjavshem "Opinion", eshte ne vitin e dymbedhjete te transmetimit. Kete sezon te ri televiziv ne Tv Klan, ju keni paralajmeruar se ky program do te jete kater mbremje te cdo jave. Cilat jane risite qe sjell ky transmetim maratone?

Nuk besoj se eshte nje transmetim maratone, por nje transmetim dy here me shume se sa ai qe ishte deri ne korrik te ketij viti. Ideja eshte e thjeshte. Emisionet e kesaj natyre ne gjithe boten jane se paku pese here ne jave, nuk gjen me emisione qe jane nje apo dy here ne jave. Ketij modeli te perbotshem nuk i shpetojme dot edhe ne. E dyta, emisioni kater here ne jave te lejon te fokusohesh tek ngjarjet ne kohe reale. Ndodhia e dites mund te jete e zgjeruar dhe e komentuar ne darke. Kjo eshte nje lloj gazetarie qe une e kam lakmuar gjithnje dhe qe nuk te le asnjehere ne balte. E fundit, emisioni dy here ne jave, nuk te lejonte te fokusoheshe ne tema me te thjeshta, por qe jane po ashtu aq te pranishme ne jeten tone. Ky format e mundeson kete.

Mendoni se eshte nje ngarkese e larte dhe si do ta perballoni, per vete faktin se moria e te ftuarve te programit eshte e madhe dhe sigurisht per te dale deri ne mbremjen e transmetimit, zhvillohet nje pune voluminoze?

Besoj se po. Pastaj nuk besoj se ka ndonje gje ne bote, qe arrihet pa pune. E dyta, kam ndertuar nje staf qe besoj se mund te punoje individualisht ne avance. Plus, kemi percaktuar nje mori temash, me te cilat mund te shkojme deri ne fund te sezonit, edhe sikur te mos ndodhe asgje ne kete vit. Dje, kemi bere nje kalendar me 220 tema dhe personazhe per 189 emisione qe do te kete sezoni. Kemi perzgjedhur nga 10 te ftuar per cdo teme dhe po punojme per disa emisione qe do te jene ne pranvere, por qe kerkojne pune qe tani.

"Opinion" eshte i njohur shume per debatet e drejtperdrejta politike qe ka transmetuar qe ne vitin 1997 ne TVSH si "E diela Debat" dhe me tej, pas kalimit ne Tv Klan. Mund te na zbuloni projektet tuaja, a do te kete debate politike mes perfaqesuesve te forcave kryesore politike, sidomos per faktin se po afron dhe viti elektoral dhe ne kete pike, mendoni se veshtiresite per t'i mbledhur se bashku jane jo te vogla?

Padyshim, nuk do te nderroje profili i emisionit, thjeshte do te behet me liberal, me i gjere dhe do te vijojne po ato debate. Aq me teper, sic thoni ju, qe eshte edhe vit elektoral. Nga ana tjeter nuk duhet te harroni dicka. Opinion eshte emisioni me i vjeter i ketij lloji ne Shqiperi, hyn ne vitin e dymbedhjete dhe ka arritur te mbijetoje per mrekulli. Jo vetem kaq, por vjet, nga sondazhet tona, ka arritur te kete nje ndjekje qe as vete une nuk e kisha besuar.

Nje tjeter dimension do te jene temat dhe te ftuarit nga Kosova. Atje dhe ne pjesen shqiptare te Maqedonise emisioni eshte shume i ndjekur dhe ne do te punojme fort qe te jemi edhe me shume prezent atje.

Nje pike tjeter e forte e "Opinion" jane intervistat me personalitetet me te njohura te thuajse te gjitha fushave ne vendin tone por dhe personalitete te huaja. Keni menduar qe te perzgjidhni gjate sezonit te ri televiziv disa prej tyre dhe nese po, cilet jane?

Ka shume te tille dhe ky stil do te vijoje. Emra nuk po them ende, eshte heret. Por ju siguroj se te gjithe personazhet e rendesishem te shoqerise shqiptare dhe asaj te Kosoves do te jene te ftuar kete vit.

Emisioni juaj tashme kater here ne jave, do te kete disa ndryshime ne permbajtje dhe skenografi. Cilat jane ato?

Emisioni do te jete te hene, te marte dhe te merkure nga ora 22.00 deri ne 23.00. Te enjten do te jete ne ora 21.00 deri me 23.00. Nga e hena deri te merkuren emisioni do te jete nje nderthurje e debatit me intervisten sipas rastit. Do te kete nga nje deri ne dhjete te ftuar. Te merkure do ruhet profili i plote politik. Midis tyre do te kete emisione dossier nga ato qe ju i njihni dhe qe lidhen me nje moment te caktuar ose date perkujtese. Ne kete drejtim kemi plot gjera interesante. Skenografia nuk ndryshon ne thelb, por pasurohet. Ne vend te tre monitoreve te vjeter, kemi vendosur tre plazma LCD 106 poleshe, qe jane sot prerja me moderne dhe me e madhe ne bote. Studio eshte konceptuar si qark dhe ne emision do te shtohen sondazhet online dhe pyetjet online.

Ne kuadrin e risive, kemi verejtur sezonin e kaluar, se ju perfshite, nje numer te madh personalitetesh edhe nga fusha te artit, sportit, etj. Kjo risi do te vazhdoje edhe kete vit?

Padyshim, kete vit me shume. Emisioni do te jete i hapur edhe ndaj personazheve dhe temave qe dikur, per arsye kohe dhe intensiteti nuk zinin vend ne Opinion. Por nga ana tjeter, keto jane tema qe e intrigojne shoqerine dhe si te tilla vlejne te diskutohen.

Dhe nje pyetje te fundit, qe ka sigurisht shume interes per qytetaret, lidhet me nje dekade me pare kur ju arritet te ulnit perballe njeri-tjetrit, ne studion e emisionit tuaj, dy lideret e atehershem te politikes, Nanon qe ishte ne pushtet dhe Berishen qe kryesonte opoziten. Pyetja eshte, do te kerkoni ju te ulni ne studion tuaj per nje debat me ju, lideret kryesore aktuale te politikes, Berishen dhe Ramen?

Besoj se nje gje e tille do te kerkoje kohe dhe i takon me shume momentit parazgjedhor nese ndodh. Por kjo nuk eshte nje gje qe varet nga une.

blog comments powered by Disqus

About Us

My Photo
Ylbert Durishti
View my complete profile