Content feed Comments Feed

e Hene - e Premte 06:59
Dielli lind ndryshe ne TVKLAN, ne 7 pa 1 minute nga e hena net e premten me “Aldo Morning Show”. Te lodhur apo te palodhur nga gjumi I nates, nga e djeshmja me halle e strese, ekrani yne ju fton te zgjohemi me buzeqeshje, me qeshje, me nenqeshje, dhe me kryesorja… me nje adrenaline te papare per ta nisur mbare diten.

Telefonata jo vetem nga Shqiperia, por kudo ku ka AND shqiptaresh ne mbare boten, muzike vetem per t’u zgjuar dhe per te bere ato cafre beni cdo mengjes, biseda nga me te ndryshmet e shume e shume te tjera ne “Aldo Morning Show”.

Informacione urbane, por jo lajme nga qytete te ndryshme: Tirana, Korça, Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Elbasani dhe Durrësi. Aldo ju “zgjon” kendshem edhe me korrespondet e tij nga. Te gjithe kane mundesi te behen pjese e ketij programi. Argetohuni dhe niseni diten me “Aldo Morning Show” cdo mengjes.

ON AIR: E hene – E Premte, ora 06:59

Rikthehet adrenalina me "Aldo morning show"

Interviste me Aldo (07 Shtator 2008 "Koha Jone")

Rikthehen serish ne TV Klan zgjimet energjike me "Aldo morning show". Pas pushimeve dhe relaksit te veres, fillimi i vjeshtes dhe ditet e punes kerkojne domosdoshmerisht nje zgjim te mbare dhe plot adrenaline, te cilen eshte ne nje gjendje ta injektoje vetem emisioni i mengjesit ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan. Aldo do te jete ne transmetim te drejtperdrejte te henen ne oren 7:00 te mengjesit, duke sjelle jo vetem motivin qe i duhet nje dite te mbare, por edhe gjithe energjite qe do te nevojiten per vazhdimin e saj. Teper te impenjuar si gjithmone, Aldon e gjejme ne studiot e Televizionit Klan, duke konturuar tashme ndonje element te vogel, qe ka mbetur nga puna e madhe dhe e perditshme per emisionin e mengjesit. U nisem me idene per te realizuar nje interviste dhe te mesonim nga vete Aldo, surprizat dhe te rejat e edicionit te dyte te ketij programi ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan. Por me sa rezultoi, nje interviste me te ishte thuajse e pamundur. Jo per efekt kohe, as per ceshtje parimesh, por thjesht sepse Aldo me natyren e tij teper te hapur dhe stilin e te folurit, qe nuk ndryshon shume nga ai i emisionit, e nxori gjithcka jashte kontureve klasike te intervistes. Sidoqofte ai na zbuloi te rejat qe do te sjelle emisioni i mengjesit ne TV Klan dhe per here te pare tregon celesin e suksesit te tij. Por ajo, qe zbuluam ne kete takim me Aldon eshte se ndryshe nga sa mund te mendohej, ai eshte realisht nje njeri deri diku, i turpshem. Ju besohet? Dhe kjo eshte nje prej arsyeve, qe Aldos nuk i pelqen te shfaqet ne ekran me imazh, por preferon te qendroje me mire ne nje raport jo te drejtperdrejte me kameren. Jeta dhe emocionet pas mikrofonit, me sa duket e bejne me interesant portretin dhe emisionin e tij te mengjesit. Ne nje dinamike, qe do te zgjase rreth dy ore, Aldo do te jete tashme cdo dite ne oren 7, ne ekranin e Televizionit Klan, nga ku do t'ju thote "Miremengjes" te gjithe shqiptareve, brenda dhe jashte vendit. E keshtu, mengjeset tona do te jene sa te ngjashme aq edhe te vecanta.

Konceptimi

Tashme formati i emisionit te mengjesit me Aldon eshte i mirekonturuar. Audienca e larte eshte treguesi me i kerkuar i suksesit. Megjithate edicioni i dyte i ketij programi ne ekranin e Klan do te sjelle edhe surpriza, te papritura dhe per me teper diversitet. Asnje prej zgjimeve nuk do te jete i ngjashem me ate te nje dite me pare. Dhe kjo, jo vetem se ditet tona ndryshojne, por sepse Aldo do te dije t'i sjelle ato plot energji dhe natyrshmeri. Emisioni do te ruaje edhe ne kete sezon strukturen e lajmeve urbane. "Pjese e tij behen ato lajme njerezore dhe te perditshme, qe njerezit i thone gjithmone me njeri-tjetrin", tregon Aldo duke na kujtuar informacionet pikante, qe vijne nga rrethet. Por ne kete sezon ai do te servire edhe nje tjeter lloj informacioni. Lajmet e 10 viteve me pare. Cdo date do te risjelle ne kujtesen e publikut, disa nga ngjarjet me te vecanta te ndodhura 10 vjet me pare dhe te bera publike ne ekranin e Televizionit Klan. Nje pike tjeter e pandryshueshme dhe teper e rendesishme e ketij programi jane telefonatat e drejtperdrejta, te cilat do te vazhdojne per te sjelle ne studio atmosferen e mengjeseve te secilit nga ne. Dhe sezoni i pare ka treguar se teleshikuesit nuk ngurrojne te behen pjese e programit te Aldos, madje shume me teper nga sa ai mund ta kishte menduar ne fillim. Por drejtuesi i emisionit nuk mbetet thjesht ne rolin e nje bashkebiseduesi. Permes telefonatave, personazheve te zgjedhur per t'i pasur si pjese e emisionit, ai do te ngreje edhe probleme, te cilat lidhen me aktualitetin, me jeten tone te perditshme, me gjithcka na rrethon, na ben te ndjehemi mire apo keq. E sic e perkufizon edhe ai vete, adrenalina do te vazhdoje te jete pika e forte e emisionit, ndaj nese dites suaj i duhet adrenaline, nisini mengjeset ne TV Klan me "Aldo Morning Show".

Aldo mbetet po i njejte

Ate qe dikush tjeter mund ta quaje nje zgjim dinamik, per Aldon eshte nje zgjim normal. Dita e tij nis pak me heret se sa ora 7. Sepse pikerisht ne kete ore ai eshte drejtperdrejt ne ekran. Fale zgjedhjes per te qendruar i fshehur, atij nuk i duhet te shpenzoje kohe me grimin dhe elemente te tjere te pamjes. Per kete arsye, vemendjen ia perkushton temave, qe do te trajtoje ne emision dhe menyres se percjelljes se tyre. Edhe kete radhe do te ruaje identitetin. Nuk i pelqen te shfaqet, nuk i pelqen pjesa e spektakolare e punes, ndaj do te vazhdoje "te fshehe" imazhin per t'u bere protagonist i fjales. "Njeriu nuk ndryshon ne kete moshe", shprehet Aldo kur e pyesim nese do te mbetet i njejti, ne mengjeset qe do te percjelle per shqiptaret. E duke nisur nga kjo thenie, nuk na mbetet tjeter vecse te kuptojme, qe mengjeset tona me "Aldo Morning show" do te jene gjithmone optimiste, ndaj kemi nje arsye, per te cilen te zgjedhim cdo mengjes ekranin e Televizionit Klan. "Mundohem t'iu imponoj njerezve nje zgjim te mire. Kam vendosur te bashkejetoj me te gjithe ata qe me ndjekin", pohon ai duke percjelle ne kete menyre edhe motivin e programit te tij.

Nje VIP zgjedh muziken tuaj

Pikerisht per faktin, qe energjia dhe levizja jane motivet e tij, Aldo i largohet monotonise. Nje menyre per ta bere kete eshte edhe bashkepunimi me miqte, koleget, artistet. Kete radhe, ai ka menduar nje menyre shume origjinale bashkepunimi. Behet fjale per muziken, pjesen e pamohueshme dhe aq te deshirueshme te cdo mengjesi. Zgjedhjet muzikore ne "Aldo Morning Show" vijne tani, nga personazhe te njohur publike. Personazhe te ndryshme, ne dite te ndryshme do te percaktojne listat muzikore, te cilat do te behen pjese e transmetimit ne emisionin e mengjesit ne Klan. "Edhe pse perpiqesha t'i perfshija te gjitha rrymat, do doja qe njerezit te mos mbeten vetem ne shijet e Aldos. Tashme muziken e tyre do ta zgjedhe nje personazh i njohur publik", tregon Aldo. Le te shohim cfare preferojne, p.sh. Enkel Demi, Ardit Gjebrea, Blendi Fevziu, etj.

blog comments powered by Disqus

About Us

My Photo
Ylbert Durishti
View my complete profile