Content feed Comments Feed

RIS


Se Shpejti
R.I.S. – Krime jo Perfekte, eshte nje serial televiziv italian qe nga viti 2005, i ideuar nga Pietro Valsecchi dhe prodhim i Taodue Film per R.T.I – MEDIASET.
Ne kete serial RIS - Sektori Shkencor I Karabiniereve, me nje gjuhe kembengulese, cojne deri ne fund, pune te shkelqyera te hetimit.
Ketij seriali, i jane shtuar edhe kater seri te tjera, R.I.S 2 – Krime jo Perfekte, R.I.S 3 – Krime jo Perfekte, R.I.S 4 – Krime jo Perfekte, R.I.S 5 – Krime jo Perfekte.

Ne sezonin e pare, njerezit e Kapiten Riccardo Venturit duhet te perballen me nje ekspert dinamiti dhe terrorist, vecanerisht sadist dhe inteligjent, qe nderton bomba ne miniature, duke i fshehur ne brendesi te dyllit te qiriut, te vezeve prej cokollate, stilografeve, lodrave prej pelushi, pistoletave me uje dhe lodrave te tjera te femijeve.

Qe ne serite e para, per ndonje arsye te cuditshme, “Njeriu i Bombave” (i quajtur keshtu nga media) merr ne shenje kapiten Venturin duke u perpjekur ta godase duke futur nje bombe brenda nje pije energjike. Do te arrije te hyje ne zemer te RIS-eve si askush me pare, duke derguar nje bombe brenda nje sendi te gjetur.
Ne te njejten kohe, RIS-i i Parmes, merret me “raste me te thjeshta” si psh. vrasje seriale, “krime ne familje ”, perdhunime, vjedhje dhe raste te tjera qe frymezohen nga kronika italiane e koheve te fundit. Bashke me historine nderthuren dhe disa mini-histori qe kane protagoniste jeten private te pjestareve te skuadres: vdekja e prinderve te Venturit, perdhunimi i Anes, aksidenti i Franceskes, vajzes se Mareshallit de Biase, dhe maredheniet e dashurise ndermjet kolegeve.

Seriali arrin kulmin me bomben e fundit qe “njeriu I dinamitit” i dergon RIS-it per te vrare Anen. Por nderhyrja e Venturit ne momentin e fundit e shpeton, por shkaterron laboratorin.

Personazhet / anetaret e RIS:
• Kapiteni Riccardo Venturi (Lorenzo Flaherty)
• Marshalli Vincenzo de Biase (Ugo Dighero)
• Toger Anna Giordano (Nicole Grimaudo)
• Toger Fabio Martinelli (Filippo Nigro)
• Toger Davide Testi (Stefano Pesce)



ON AIR:
Per here te pare ne ekranet shqiptare... vetem ne KLAN.

blog comments powered by Disqus
ProFlowers - Send ProFlowers starting at $19.99