Content feed Comments Feed

Dr HOUSE
cdo te Marte 21:05
Seriali HIT qe ka siguruar fansa te devotshem ne te gjithe boten - HOUSE eshte nje serial I ri dramatik-mjekesor qe zgjidh mistere, ku “e keqja” eshte nje semundje, ndersa heroi – eshte nje doktor I pandryshueshem dhe kundershtues, I cili nuk I beson njeriu, te pakten pacienteve te tij.

Nga producentet ekzekutive Katie Jacobs, David Shore, Paul Attanasio dhe Bryan Singer, ky serial sjell ne tregun nderkombetar televiziv, karakterin me te famshem dhe origjinal - Dr. Gregory House. I interpretuar nga aktori fitues I cmimit Golden Globe® Hugh Laurie, personazhi yne eshte nje “maniak” I adhuruar nga te gjithe dhe nje psikolog me te “meta”, I cili si me magji, arrin qe nje skenar te shkruar per nje serial dramatik, t’a coje ne nivelin per nje takim te pazevendesueshem ne televizion.

Aktualisht, ne sezonin e V-te ne FOX, HOUSE mbetet seriali me I ndjekur amerikan, duke mbizoteruar “prime-time” amerikan dhe duke patur “ratings” gjithnje e ne rritje. House eshte gjithashtu ne vendet ku po shfaqet, nje eksport “top” nderkombetar ne Australi, France, Gjermani, Itali, Hollande, Spanje, Suedi, Mbreteri e Bashkuar, Greqi dhe Hungari,

e se fundi HOUSE mberrin per here te pare edhe ne nje ekran shqiptar, ekskluzivisht.

ON AIR:
E Marte 21:05


“HOUSE”, i njohur edhe si “Dr. HOUSE, M.D.”, është një dramë mjekësore amerikane fituese e çmimit “Emmy” dhe “Peabody”, e cila debutoi në rrjetin FOX më 19 nëntor 2004. Seriali I famshem u krijua nga David Shore, me producent ekzekutiv Shore dhe regjisorin Bryan Singer. Gjatë sezonit televiziv amerikan 2007-2008, “HOUSE” ishte seriali më i ndjekur në televizion dhe programi i tretë më i ndjekur ne SHBA gjate sezonit tv. Protagonist i serialit është aktori anglez Hugh Laurie, në rolin e personazhit amerikan Dr. Gregory HOUSE, një rol për të cilin ai fitoi cmimin “Globin e Artë” në vitet 2006 e 2007 dhe në vitin 2007 “Screen Actors Guild Award” si aktori më i mirë në një dramë televizive. Seriali është transmetuar për 4 sezone dhe i pesti është programuar të fillojë më 16 shtator 2008.

Përmbledhje e serialit:
Gregory HOUSE është një gjeni rebel mjekësie që drejton një ekip diagnostikuesish në spitalin imagjinar universitar “Princeton-Plainsboro” të Nju Xhersit. Shumica e episodeve fillojnë me një ngjarje diku jashtë spitalit, e cila përshkruan natyrën e simptomave të pacientit kryesor të atij episodi. Episodi ndjek ekipin në përpjekjet për diagnostikimin dhe kurimin e pacientit.
Departamenti i “HOUSE”, i njohur në mbarë botën, viziton vetëm pacientë që kanë dështuar në marrjen e diagnozës së saktë, duke i bërë rastet e tyre jashtë mase të ndërlikuara dhe delikate. Veç kësaj, HOUSE i kundërshton rastet të cilat nuk i duken interesante. Rastet e paraqitura, shpesh janë të rralla, por tepër reale dhe përshkruhen nga Andrew Holtz, autori i “Medical Science of HOUSE, M.D” si një konglomerat i të gjitha gjërave më të këqija që mund t’u ndodhin njerëzve në mbarë botën, por që këtu përfshihen brenda një komuniteti të vogël.
Ekipi mjekësor diagnostikon bazuar në metodën Sokratike e në diagnozën diferenciale dhe diskutimet drejtohen nga dr.HOUSE. Dr.HOUSE shpesh i zhvlerëson informacionet dhe mendimet e vartësve të tij, duke theksuar se në vlerësimet e tyre nuk kanë marrë parasysh faktorë të ndryshëm që lidhen me problemin. Zakonisht pacienti diagnostikohet gabim gjatë episodit dhe kurohet me mjekime të përshtatshme për diagnozën e gabuar. Kjo zakonisht shkakton komplikacione të mëtejshme tek pacienti, por nga ana tjetër ndihmon në zbulimin e diagnozës së saktë nga HOUSE e ekipi i tij bazuar në simptomat e reja.
Shpesh sëmundja nuk mund të zbulohet lehtë, sepse pacienti ka gënjyer për simptomat dhe rrethanat. HOUSE mërmërit shpesh “të gjithë gënjejnë”, ose deklaron gjatë diskutimeve me ekipin mjekësor se “pacienti gënjen” ose “simptomat nuk gënjejnë kurrë”. Edhe kur nuk deklarohet shprehimisht, kjo hamendje e udhëheq HOUSE drejt vendimeve dhe diagnostikimeve.
Për shkak se teoritë e dr.HOUSE rreth sëmundjes së pacientit priren të bazohen në njohuri delikate ose të diskutueshme, ai shpesh e ka problem të sigurojë lejen e shefes së tij, administratores së spitalit, dr. Lisa Cuddy, për të kryer ndërhyrje mjekësore sipas tij të nevojshme, sidomos kur vetë këto ndërhyrje paraqesin rrezik të lartë ose janë të dyshimta në pikëpamjen etike.
Gjithashtu Cuddy i kërkon dr.HOUSE të kalojë kohë duke i trajtuar pacientët në ambulancë. Edhe kryerja pa qejf e kësaj detyre nga dr.HOUSE përsëritet shpesh në brendinë e serialit. Gjatë turnit në ambulancë, HOUSE-i i shushat pacientët me reagimin ndaj tyre dhe me kurat jokonformiste, por u lë mbresa me diagnozat e shpejta e të sakta pas asaj që duket si mungesë vëmendjeje. Zbulimet e bëra gjatë disa problemeve të thjeshta me të cilat përballet dr.HOUSE në ambulancë, shpesh e ndihmojnë atë që të zgjidhë rastin kryesor.
Në episod shfaqet vazhdimisht praktika e hyrjes në shtëpinë e pacientit, me ose pa leje, për të kërkuar të dhëna që mund të tregojnë një patologji. Fillimisht, krijuesi, David Shore, kishte ndërmend që seriali të ishte i tipit CSI, ku “të dyshuarit ishin mikrobet”, por që në atë kohë, është përqendruar më shumë tek personazhet, sesa tek mjedisi.
Një tjetër pjesë e madhe e përmbajtjes, përqendrohet tek abuzimi i dr.HOUSE me Vikodinën, për të administruar dhimbjen që rrjedh nga një infarkt i hershëm i muskulit kuadriceps, dëmtim që e detyron të ecë me ndihmën e një bastuni. HOUSE e pranon varësinë nga Vikodina, por thotë se nuk e ka problem sepse pilulat e ndihmojnë të kryejë detyrën dhe i heqin dhimbjen.
Varësia ka bërë që dy kolegë të tij, doktorët James Wilson dhe Lissa Cuddy, ta nxisin disa herë që të ndjekë seancat rehabilituese, por asnjë përpjekje nuk ka pasur sukses në dorëheqjen e dr.HOUSE nga droga. Nganjëherë kur HOUSE nuk siguron dot Vikodinë, ose kur mendon se vetëm ajo nuk mjafton për të lehtësuar dhimbjen, ai vetëmjekohet me qetësues të tjerë narkotikë si oksikodoni ose morfina.
Në shumë drejtime, HOUSE përfaqëson një Sherlok Holms të mjekësisë. Kjo ngjashmëri është e dukshme në disa elementë të përmbajtjes së serialit, siç është mbështetja e HOUSE tek psikologjia për zgjidhjen e një rasti, ngurrimi për të pranuar raste që nuk i duken interesante, varësia ndaj drogës, adresa e shtëpisë (apartamenti 221 B, i njëjti numër me atë të shtëpisë së Holmsit) dhe takimi i tij me një bandit të quajtur “Moriarty”, që është i njëjti emër me atë të kundërshtarit të Holmsit. Gjithashtu, krijuesi i serialit, David Shore, ka thënë se emri i dr.HOUSE, është nënkuptuar si “nderim” ndaj Sherlok Holmsit. Nga sa thuhet, fillimisht producentët ishin të pakënaqur nga provat fillestare për rolin e Gregory HOUSE. Kur Hugh Laurie bëri provën, kërkoi falje për pamjen e tij, sepse në atë kohë po xhironte filmin “Fluturimi i Feniksit”. Theksi amerikan i Laurie ishte aq i përsosur, sa Bryan Singer e veçoi si modelin e një aktori të vërtetë amerikan, pa qenë në dijeni të së kaluarës së Laurie. Më vonë Laurie theksoi se përshtypja e tij fillestare ishte se seriali bënte fjalë për dr. James Wilson. Skenari i referohej Wilson si një mjek me pamje “djaloshare” dhe Laurie mendoi se Wilsoni ishte personazh kryesor, kurse HOUSE ishte “ndihmës”. (Në atë kohë, seriali nuk ishte titulluar ende HOUSE). Vetëm kur mori ne dore, teledramën e plotë, e kuptoi se protagonist ishte HOUSE-i. Laurie, babai i të cilit kishte qenë vetë mjek, tha se ndihej fajtor që “po paguhej më shumë për t’u bërë një variant i rremë i të atit” pasi mori rolin e HOUSE.

Produksioni:
HOUSE-i transmetohet nga Fox. Seriali është një bashkë-produksion i Heel and Toe Films (Paul Attanasio dhe Katie Jacobs), Shore Z Productions (David Shore) dhe Bad Hat Harry Productions (Bryan Singer), në bashkëpunim me NBC Universal Television Group per FOX. Të treja shoqëritë janë përgjegjëse për produksionin dhe të katër personat janë producentë ekzekutivë të serialit. Idetë e David Shore-it janë frymëzuar nga dorëshkrimet e Berton Roueché.
Edicioni I 58-te I cmimeve te Emmy te “prime-time” (58th Prime Time Emmy Award), nderoi me cmime: Derek R. Hillin (stilist produksioni) dhe Danielle Berman-it, SDSA (Shoqata e Skenografëve) për çmimin e Artit Krijues, për Drejtim të Shkëlqyer Artistik, dhe për stilin me një kamera të vetme në episodet e sezonit të dytë “Autopsy”, “Distractions” dhe “Skin Deep”.
“59th Prime Time Emmy AWards” nderoi me çmim për Artin Krijues, për Grim të Jashtëzakonshëm në një serial, miniserial, film ose prodhim të veçantë, Dalia Dokter-in (Departamenti i Grimit dhe Protezave), Xhemi Kelman-in (Artiste e Grimit dhe e Protezave) dhe Ed French-in (Artist i Grimit dhe Protezave), për episodin e sezonit të tretë, me titull “Que Sera Sera”.

Vendi:
Pamjet e jashtme të Spitalit Universitar “Princeton-Plainsboro” në fakt janë të Princeton University’s Frist Campus Center, që është qendra studentore e universitetit. Sidoqoftë, xhirimet nuk janë bërë atje. Ato janë realizuar në studiot e FOX, në Century City.

Çmimet:
HOUSE-i mori një cmim “Peabody Award” në vitin 2005, për atë që “Peabody” e cilësoi si “një personazh kryesor jokonformist, një diagnostikues mizantrop” dhe për “rastet tipike për një Sherlok Holms mjekësor”. Të dy çmimet ndihmuan për ta bërë serialin “dramën më të veçantë mjekësore në një dekadë”. Në “American Film Institute Award” të vitit 2005, seriali ishte përzgjedhje zyrtare si Programi Televiziv i Vitit. Ai u propozua për çmimin Globi i Artë 2008 si seriali televiziv më i mirë dramatik.

Në vitin 2005, krijuesi David Shore fitoi çmimin Emmy për skenarin, me episodin e sezonit të parë “Three Stories”. Shkrimtari Lawrence Kaplow fitoi një cmim si skenari me I mire “Writers Guld of America” për episodin e sezonit të dytë, “Autopsy”.

Në vitet 2005, 2007, protagonisti Hugh Laurie u propozua për një çmim Emmy si Protagonisti më i Mirë në një serial dramatik. Ai fitoi Globin e Artë si aktori më i mirë në një dramë televizive në vitin 2006 dhe e përsëriti në vitin 2007 ku fitoi gjithashtu edhe çmimin “Screen Actors Guild” për interpretimin më të mirë në një serial dramatik. Laurie u propozua sërish në Golden Globe Award për çmimin “Aktori më i Mirë” në një Dramë Televizive.

blog comments powered by Disqus
ProFlowers - Send ProFlowers starting at $19.99