Content feed Comments Feed

cdo te SHTUNE 20:05
Nga krijuesi/skenaristi Tim Kring (CROSSING JORDAN i NBC) vjen HEROES, nje drame epike qe rrefen jeten e njerezve normale qe zbulojne se kane aftesi te jashtezakonshme.

Pasi një eklips i plotë hedh hijen e tij mbi mbarë globin, në kërkim të burrave e grave të zakonshëm me aftësi të mbinatyrshme, dr. Mohinder Suresh (Senhil Ramamurthy, “Blind Guy Driving), një professor gjenetike nga India, vazhdon të përkrahë teorinë e të atit se mes nesh ka njerëz me aftësi të jashtëzakonshme.

Claire Bennet, një nxitëse tifozësh e pashkatërrueshme (Hayden Panettiere “Bring it On: All or Nothing”), duhet t’i fshehë aftësitë e saj nga shokët gjatë kohës që punon për të ruajtur lidhjen e saj me të atin (Jack Coleman, “Dynasty”), një njeri i mistershëm që ka një interes të madh për njerëz si ajo.

Niki Sanders, një nënë beqare nga Las Vegasi (Ali Larter, “Final Destination”) me forcë të jashtëzakonshme dhe një imazh pasqyrues amoral dhe të rrezikshëm (Jessica Sanders), lufton për të mbajtur dhe për të mbrojtur djalin e saj të vogël Micah (Noah Gray-Cabey, “My Wife and Kids”), një gjeni që mund të ndërveprojë me anë të prekjes me aparaturat elektronike.

Matt Parkman, një agjent policie (Greg Grunberg, “Alias”) nga Los Anxhelosi, përpiqet ta përdorë aftësinë e tij të dëgjimit të mendimeve të të tjerëve, për qëllime të mira. Në Japoni, aftësia e Hiro Nakamura-s (Masi Oka, “Scrubs” i NBC-së) për të depërtuar në kohë dhe hapësirë e për të manipuluar kohën, i ka krijuar atij mundësinë të ndryshojë të ardhmen, ndërsa futet në aventura të egra me shokun e tij të ngushtë Ando Masahashi (James Kyson Lee, “Shutter”).

Nathan Petrelli, një optimist për në kongres (Adrian Pasdar, “Judging Army) me aftësinë për të fluturuar, sheh t’i shkatërrohen ëndrrat pasi dështoi në ndalimin e vëllait të tij të vogël Peter (Milo Ventimiglia, “Rocky Balboa”), një infermier me aftësinë për të thithur forcat e të tjerëve, që të mos shpërthente mbi horizontin e Nju Jork Sitit. Dhe pas kësaj përplasjeje të dhunshme në Nju Jork, fati i Sylar-it, një vrasës serial manipulator (Zachary Quinto, “24”) i përkushtuar ndaj mbledhjes me dhunë të talenteve të njerëzve të veçantë, mbetet i panjohur.

Ndërkohë, në Republikën Domenikane, një vajzë e quajtur Maya Herrera (Dania Ramirez, “The Sopranos”) dhe vëllai i saj binjak, të munduar nga aftësia e kërcënimit, përpiqen të kryejnë një kalim të rrezikshëm drejt Shteteve të Bashkuara në kërkim të ndihmës. Kurse Monica Dawson, një vajzë tjetër (Dana Davis, “The Nine”) me aftësi të veçanta të sapozbuluara, do të jepte çdo gjë për të ndihmuar njerëzit që e rrethojnë.

Fati përfundimtar i tyre nuk është asgjë më pak sesa shpëtimi i botës…

ON AIR:
E SHTUNE 20:05


Bashkëpunëtorë të Kringut si producentë ekzekutivë, janë Dennis Hammer (“Crossin Jordan” i NBC-së), Allan Arkush (“Crossing Jordan” i NBC-së) dhe Greg Beeman (Smallville”). Drama është prodhuar nga Universal Media Studios në bashkëpunim me Tailwind Productions.

Numri #1 I serialeve me te fundit amerikane, sjell audience te madhe, sidomos tek target-grupi 18-40 vjec. HEROES ka sjelle premiera rekord ne shikueshmeri ne vende nderkombetare duke perfshire Mbreterine e Bashkuar, Spanje, Singapor, Zelande e Re, Itali, France, Australi, Brazil, Meksike, Kili dhe Kolumbi.

Qe ne sezonin e pare, "Heroes" eshte nderuar me cmimin e publikut (People's Choice Award), cmim AFI Award, Multicultural Prism Award, TV Land Future Classic Award dhe eshte vleresuar si seriali I vitit nga TV Critics Association. Gjithashtu, HEROES ka marre cmime Golden Globe Award, WGA Award, dhe Satellite Award.

Episodi pilot tërhoqi 14,3 milionë shikues, me një shifër rekord prej 16,03 shikuesish në sezon për episodin nr.9. kur seriali u kthye nga zbrazëtia më 22 janar 2007, shifrat u vërtitën rreth të njëjtit numër shikuesish prej 14,9 milionësh. Sezoni i dytë i “Heroes”, tërhoqi një mesatare prej 13,1 milionë shikuesish në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte seriali më i shikuar i NBC-së për të rritur nga mosha 18 deri në 49 vjeç, seriali më i ndjekur i të hënës në një kanal televiziv për moshat 18-49 vjeç dhe seriali me skenarin më të mirë të shkruar për të rritur nga 18-34 vjeç. Për sezonin e dytë u porositën 24 episode, por u transmetuan vetëm 11 për shkak të grevës 100-ditore të Writers Guild of America. Debati çoi fillimisht në shtyrjen dhe më pas në anullimin e një grupi prej 6 episodesh të titulluar “Heroes: Origins”. Heroes do të rikthehet me sezonin e tij të tretë më 22 shtator 2008.

Aktoret dhe personazhet:

Fillimisht, Kringu e projektoi serialin për të pasur një trupë të ndryshueshme. Megjithatë, ideja e tij ndryshoi kur pa përshtypjen e madhe që bëri në publik trupa origjinale, kështu që e riktheu pjesën më të madhe të saj në sezonin e dytë duke bërë vetëm pak shtesa që u paguan si yje. Në sezonin e parë, seriali interpretohet nga një trupë prej 12 personazhesh kryesorë, duke e bërë atë trupën më të madhe në televizionin amerikan pas Shtëpiakeve të Dëshpëruara dhe Lost. Megjithëse lista e trupës së NBC-së përfshin vetëm 10 personazhe, Leonard Roberts (D.L. Hawkins), i cili u shfaq në episodin e pestë, ishte një pjesëtar periodik i trupës fillestare me kohë të plotë. Në episodin 11 të sezonit të parë, Jack Colemani (Noah Bennet), u ngrit në detyrë nga një rol periodik, për t’u bërë pjesëtari i 12-të me kohë të plotë i trupës.

Zachary Quinto dhe James Kyson Lee, që ishin pjesëtarë periodikë të trupës në sezonin e parë, në sezonin e dytë iu bashkuan trupës kryesore. Ata u pasuan nga pjesëtarë të rinj të trupës si David Anders, Kirsten Bell, Dana Davis dhe Dania Ramirez. Në fillim Anders-i kishte rol periodik, por u fut në trupën e rregullt përpara fillimit të sezonit. Ai u regjistrua si protagonist vetëm në episodin e pestë të sezonit të dytë, kur u bë pjesë e trupës kryesore. Në fillim të sezonit të dytë, Santiago Cabrera, Tawny Cypress dhe Leonard Roberts nuk ishin më pjesë e trupës kryesore, megjithëse personazhi i Leonard Robert-it u shfaq në sezonin e dytë si protagonist. Seriali përmban edhe shumë të ftuar dhe personazhe periodikë, ku përfshihen miq dhe familjarë të trupës kryesore, kriminelë dhe të ligj, si dhe individë të tjerë me aftësi mbinjerëzore.

Çmime dhe kandidatura:

Art Director Guild (ADG):
Në vitin 2006: Stilisti më i Mirë i Produksionit-seriali me një kamera të vetme
Në vitin 2007: Stilisti më i Mirë i Produksionit-seriali me një kamera të vetme

Bafta Awards:
Në vitin 2007: Seriali Televiziv më i Mirë Ndërkombëtar

Emmy Awards:
Në vitin 2007: Seriali më i Mirë Dramatik
Në vitin 2007: Aktori më i Mirë Mbështetës në një serial dramatik-Masi Oka
Në vitin 2007: Regjisori më e Mirë në një serial dramatik-David Semel
Në vitin 2007: Fotografia më e Mirë në një serial me një kamera të vetme
Në vitin 2007: Montazhi më i Mirë në një serial dramatik me një kamera të vetme
Në vitin 2007: Miksazhi më i Mirë i Zërit në një komedi ose serial dramatik, 1-orë
Në vitin 2007: Efektet më të Mira Pamore në një serial
Në vitin 2007: Kombinimi më i Mirë i Akrobacive
Në vitin 2008: Fotografia më e Mirë në një serial me një kamera të vetme
Në vitin 2008: Montazhi më i Mirë në një serial dramatik me një kamera të vetme
Në vitin 2008: Efektet më të Mira Pamore në një serial

Golden Globe Awards:
Në vitin 2007: Seriali dramatik më i mirë televiziv.
Në vitin 2007: Aktori më i mirë mbështetës në një serial, miniserial, ose film televiziv-Masi Oka.

Producers Guild of America (PGA):
Në vitin 2007: Producenti më i mirë në një serial dramatik

Satellite Awards:
Në vitin 2006: Seriali më i mirë dramatik

Screen Actors Guild (SAG):
Në vitin 2007: Trupa më e mirë akrobatike në një serial televiziv

Teen Choice Awards:
Në vitin 2008: Seriali më i Mirë Aksion Aventurë
Në vitin 2008: Aktori më i mirë Aksion Aventurë
Në vitin 2008: Aktorja më e mirë Aksion Aventurë

Writers Guild of America (WGA):
Në vitin 2006: Seriali i Ri më i mirë

“Heroes” transmetohet edhe në shtete të tjera, kur shifrat dhe klasifikimet e këtyre tregjeve përfshijnë:

Australi: Sezoni i parë u transmetua mbrëmjeve të së mërkurës nga Seven Network. Seriali debutoi fuqishëm, duke tërhequr më shumë se 2 milionë shikues në 5 qytete kryesore. Shikueshmëria iu afrua shifrës 1 milion aty nga fundi i sezonit të parë dhe transmetimi u zhvendos të enjten në orën 20.30 në Uellsin e Ri Jugor dhe në Kuinslend, por në shtetet e tjera vazhdoi të mërkurën në 20.30. Lëvizja e orarit në shtetet veriore, tërhoqi me sukses më shumë shikues në ato zona. Në një përpjekje për të ruajtur numrin e lartë të shikuesve, Seven Network-u vazhdoi ta shfaqte sezonin e dytë në të gjitha zonat, gjatë mbrëmjes së të mërkurës, në orën 21.30, një javë pas shfaqjes në Shtetet e Bashkuara.

Francë:
Sezoni i parë u transmetua gjatë verës 2007 në TF1, me tre episode çdo të shtunë mbrëma, të cilat fillonin në orën 20.50. Seriali bëri bujë dhe premiera tërhoqi mbi 6 milionë shikues në Francë. Gjatë verës, numri i shikuesve ra nën 4 milionë, duke zhgënjyer TF1-shin. Megjithatë, TF1-shi do të vazhdojë transmetimin e sezonit të dytë vetëm me abonim, një ditë pas transmetimit në Shtetet e Bashkuara. Një variant i sezonit të parë i dubluar në frëngjishte kanadeze, transmetohet edhe në rrjetin TVA të Kanadasë të enjteve në orën 21.00, kurse dy episode të sezonit të dytë transmetohen në Mystere, çdo të hënë në orën 20.00.

Gjermani: Për momentin seriali transmetohet në RTL2. Ai u shfaq për herë të parë më 10 tetor 2007, duke tërhequr 2,9 milionë shikues që në shfaqjen e parë dhe duke korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Pas serialit “24 Orë”, kjo është premiera më e suksesshme në RTL 2.

Hong Kong: Seriali transmetohet në TVB Pearl. Tre episodet e para të sezonit të parë zunë vend mes 100 programeve më të mira në anglisht të Hong Kongut në vitin 2007, duke tërhequr nga 309.000 deri në 406.000 shikues. Gjithashtu seriali u votua si seriali i dytë dramatik më popullor në TVB Pearl.

Hollandë: Momentalisht seriali transmetohet në RTL 5. Premiera mbeti në shifra të ulëta (405.000 shikues), megjithatë, një ritransmetim tërhoqi rreth 572.000 telespektatorë (8,6 % të aksioneve të tregut). Për momentin, seriali tërheq rreth 350.000 shikues për çdo episod.

Afrikë e Jugut: Seriali u shfaq për herë të parë më 23 maj 2007 në SABC 3, ku premiera tërhoqi 733.300 shikues dhe 10 % të publikut.

Mbretëria e Bashkuar: Seriali u transmetua për herë të parë më 19 shkurt 2007 në Sci Fi UK. Në transmetimin e parë, premiera tërhoqi 579.000 shikues, me tre transmetime të përsëritura që arritën një mesatare prej 150.000 shikuesish. Seriali arriti një mesatare prej 450.000 telespektatorësh, që është thuajse 4 herë më shumë se çdo program tjetër në Sci Fi UK. Transmetimet tokësore filluan në rrjetin BBC 2 më 25 korrik 2007 dhe u transmetuan paralelisht edhe në High Definition në BBC HD. Ai tërhoqi një publik prej 4,3 milionë shikuesish.
Çdo javë pas transmetimit të serialit në BBC 2, transmetohet Heroes Unmasked, kurse episodi i rradhës transmetohet në BBC 3. Fillimisht BBC-ja kërkoi transmetim ekskluziv dhe të drejtë marketinku në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo i refuzoi të drejtat për sezonin e ardhshëm, por më pas bëri një marrëveshje me NBC Universal për ta transmetuar serialin gjatë gjithë vazhdimit të tij. Sezoni i dytë i “Heroes” u transmetua për herë të parë në BBC 2 më 24 prill 2008 në orën 21.00 dhe pjesa e fundit u transmetua në të njëjtin rrjet më 3 korrik 2008. Në emisionin radiofonik Official Heroes të BBC 7-ës, u konfirmua se sezoni i tretë i “Heroes” do të transmetohet njëkohësisht me Shtetet e Bashkuara.

Shqiperi: Seriali nis transmetimin ekskluziv ne Klan per territorin shqiptar me 3 Nentor 2008, duke siguruar per publikun te drejten e transmetimit te te gjitha episodeve te serialit hit.

blog comments powered by Disqus
ProFlowers - Send ProFlowers starting at $19.99