Content feed Comments Feed


nga Enkel Demi
KUTIA, format tv game-show, i blere me te drejta te plota transmetimi ne ekranet shqiptare. Nje game-show e kompanise prestigjoze “Endemol”, qe transmetohet cdo mbremje (e hene-e premte) ne ekranin e Klan dhe qe ka nisur transmetimin ne shtator 2004.
Nje program i perditshem qe dhuron vazhdimisht cmime. Emocione, surpriza, humor, show dhe lojtare, te cilet duan te fitojne sa me shume e sidomos Supercmimin prej 10000 euro. Nje format televiziv, nen drejtimin e Enkel Demi dhe vjen per publikun direkt cdo mbremje.

ON AIR: E Hene – E Premte, ora 20:05

"Kutia" rifillon aventura
Interviste me Enkel Demi (06 Shtator 2008 "Koha Jone")

Se bashku me te papriturat dhe surprizat, qe e shoqerojne "Kutia" do te rikthehet serish ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan. Nje format i suksesshem, qe ka gjetur terrenin e duhur ne nje ekran po kaq te suksesshem e natyrisht edhe me nje drejtues teper profesionist. Enkel Demi do te jete cdo te hene ne ekranin e televizionit Klan, perballe kutive me cmime, duke sjelle oferta tunduese, te cilat jane te gjitha ne dizpozicion te pjesemarresve ne kete loje. Drejtuesi i emisionit zbulon disa nga suprizat e tij, por njekohesisht le ne enigme edhe shume te tjera. Mbremja e se henes do te flase me shume.

Kur pritet te jete perseri ne ekran "Kutia"?


"Kutia" do te rinise serish te henen ne oren 20.05, ose me mire fill pas lajmeve te ores 19.30 te Klanit, pasi nuk i dihet redaksise se informacionit me ate ritem qe punojne perdite.

Do te kete ndryshime ne studio apo skenografine e programit? Po ne diten dhe orarin e transmetimit te tij?

Studio ndryshon. Natyrisht, jo ndonje ndryshim i ndjeshem. E kam fjalen qe skenografia do te preket, por ne thelb do te mbetet po ajo. Qe te jem me i qarte, do te kete ndryshime te lehta ne ngjyra, rekuizite apo pozicionin e studios. Jane te reja qe ndoshta publiku nuk i kupton menjehere, pasi mbetet ajo shtepi. Eshte pak a shume e njejta gje, kur ndryshon bojen e mureve te dhomes dhe mobilimit i jep nje dore te lehte restaurimi. Emisioni si dhe e parathashe do te kete po ate vendosje ne programacionin e javes se Klanit. Kuptohet nese do te kete ndonje te papritur ne orare apo dite do ta njoftoj vete me se pari, por nuk ka gjasa per ndryshime te kesaj natyre.

Formati i "Kutise" tashme eshte i percaktuar mire dhe ne nje formule te suksesshme, qe terheq audiecen, megjithate keni menduar per ndonje ndryshim ne konceptim apo menyren se si do te vije?

Duhet thene qe "Kutia" nuk eshte nje program i shpikur nga ne apo pirateruar po nga ne, si ndodh rendom ne Shqiperi tek konkurentet. "Kutia" eshte blere si format nga "Endemol" dhe eshte e natyrshme qe me formate te tilla mos te besh nderhyrje thelbesore. Kemi menduar dicka me shume per lojtaret, per ate cka ata perfaqesojne jo vetem per lojen, por edhe per historine personale qe mbartin.

Duam ta cojme nje here ne jave "Kutine" ne Kosove, pasi na kane thene qe ndiqemi jashtezakonisht shume. Deshiroj qe ky emision mos te mungoje as atje, pasi duhet te jesh besnik i publikut, qofte ky i nje shteti fqinj si Kosova.

Po ne cmimet, qe do te ofroje ky program, do te kete ndryshim gjate ketij sezoni?

Ah..., ju doni ta shihni emisionin pa filluar ende! Eshte akoma heret qe une te flas ne shtyp per listen e cmimeve. Nuk e fsheh qe nje pjese e mire e publikut gjate ketij muaji pushim me ka pyetur per cmimet. Pak rendesi ka per mua nese cmimi i madh do te jete 10 000 euro apo me shume. Per mua e thelbesore eshte korrektesia, qe kemi patur deri me sot ne pagesa. Ka plot qe interesohen dhe me pyesin nese i japim parate me gjithe mend. Natyrisht qe ka shume skeptike per shuma te tilla parash. Por, ato jepen me korrektesine e nje zviceriani, pasi perndryshe nuk ka sukses dhe besueshmeri loja. Nuk e bej lojen te besueshme une, por marketingu dhe financa e Klanit. Fjala vjen te henen ne oren 10.00 te mengjesit behen pagesat e fundit. Ejani dhe shiheni. (Qesh)

Dakord, por lista a ka per te ndryshuar?

Sa per listen e cmimeve te sezonit te ri ka gjithmone nje llogari marketigu, e cila ne nje vend si Shqiperia, te jesh e sigurte nuk mund te lejoje cmime 500 000 euro si ne Itali. Te jemi realiste jetojme ne nje vend ku pagat mesatare dhe prodhimi vjetor eshte ende shume me i ulet, ndaj edhe 10 000 euro si cmim i pernatshem eshte i ekzagjeruar. A e dini qe per pese muaj te sezonit te fundit "Kutia" ka dhene pak me shume se 60 000 euro? Cili program apo televizion tjeter ne Shqiperi ka dhene kaq shume para per publikun? Te tjeret mjaftohen thjesht me autoreklame.

Pas disa edicionesh ne konceptimin dhe ideimin e "Kutise" si e gjen Keli veten aty?

Ndjehem jashtezakonisht mire. Eshte e vertete qe eshte thyer nje tabu. Nje gazetar tipik lajmesh, i kronikes politike, i lidhjeve direkte kalon ne nje format te tille. Me ne fund jetojme nje televizion qe nuk ka shume korniza. Tani nuk eshte e nevojshme, qe te te marrin seriozisht ne ekran duhet t'i kesh floket te krehur ne nje ane dhe kostum te zi me kravate lisho. Televizioni i sotem nuk i druhet njerezve te zakonshem. Une zbavitem me "Kutine", ata me mua, kam gjellen e gazetarit, pasi cdo lojtar me tregon historine e tij dhe mbi te gjitha thith si askush ne kete zanat, opinionin direkt te publikut per vendin ku jetojme. Ne kete kendveshtrim jam me te vertete fatlum.

Ke menduar gjate kesaj kohe per ndonje emision apo program te nje stili tjeter?

Natyrisht, nuk jam plakur ende. (qesh) Ne mars shpresoj, qe se bashku me Klanin te fillojme nje emision te ri javor, i cili eshte mjaft zbavites. Nuk po te tregoj me shume, jo per te ruajtur surprizen si bejne disa, por sepse deri ne mars ka kohe dhe e rendesishme eshte te jemi mire me shendet deri atehere.

Po per t'u kthyer tek lajmet e ke cuar nder mend?

Jo, tani per tani jo. Me ler, se jam i qete keshtu. Mos me burgos serish ne nje studio lajmesh. (Qesh) Ka disa arsye qe u shkeputa nga informacioni dhe lajmet, ndaj duhet te respektoj ato arsye, te cilat jo te gjitha vareshin prej meje, ndaj kam mese nje vit qe lajmet me sherbejne dhe i marr si publik i thjeshte.

blog comments powered by Disqus
ProFlowers - Send ProFlowers starting at $19.99